Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Ministri Hasani: Vota e diasporës, një moment historik për demokracinë shqiptare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Ministri Hasani: Vota e diasporës, një moment historik për demokracinë shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në fjalën e tij gjatë Samitit të V të Gruas Shqiptare të Diasporës, vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm, duke e cilësuar votën e tyre si një moment historik për demokracinë shqiptare.

“Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”- u shpreh ministri Hasani.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Gruas Shqiptare, ministri Hasani vuri theksin te krijimi i Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.

Ai shtoi: “Tërheqja e anëtarëve të kualifikuar të diasporës është një nga sfidat më të rëndësishme për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat e saj. Me kënaqësi konstatoj se këtij regjistri i shtohet edhe ky rrjet i Gruas së Diasporës Shqiptare.”

Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota. Samiti u mbajt nën moton “Leading the Way to the European Union,” duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Previous Manastirliu takim me prindërit për dy programe të reja: Gati pilotimi i programeve “Shkolla Verore” dhe “After School”