Nga 1 korriku rriten me 30 % pagat e ushtarakëve, Peleshi: Premtim i mbajtur për trajtim dinjitoz - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nga 1 korriku rriten me 30 % pagat e ushtarakëve, Peleshi: Premtim i mbajtur për trajtim dinjitoz

Duke nisur nga data 1 korrik, i gjithë personeli ushtarak i Forcave të Armatosura do të marrë një rritje page prej 30%. Lajmi u bë i ditur në një konferencë për mediat nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe unë për këtë jam shumë krenar. Jam shumë mirënjohës gjithashtu që premtimi i kryeministrit sot është jetësuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Të gjithë ushtarakët nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të larta nga data 1 korrik në bazë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të kenë një pagë 30% më të lartë, çka do të thotë që paga minimale në Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Shtuar këtu pastaj edhe pagesa shtesë të trajtimin ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive”, sqaroi ministri Peleshi.

Shtesë në pagë do të kenë edhe punonjësit e strukturës ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike, sektor që ka marrë një vëmendje të shtuar kohët e fundit, sipas ministrit Peleshi.
“Kemi miratuar edhe një aneks, një listë me rreth 38 pozicione apo struktura brenda forcave të Armatosura që marrin shtesë mbi këtë shtesën e pagës. Mund të veçoj atë që është e para në listën e shtesave edhe që merr shtesën më të lartë, është Struktura Ushtarake e Mbrojtjes Kibernetike. Përveç shtesës 30 % do të marrë dhe 20 mijë lekë të reja shtesë mbi këtë pagë për shkak të rëndësisë që ky domain i ri, pra mbrojtja kibernetike ka marrë sot në Shqipëri dhe në të gjithë botën, sidomos edhe pas ndryshimit të të gjithë skemës së sigurisë, pas 24 shkurtit pra agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Z.Peleshi bëri të ditur se shtesa mbi pagat janë parashikuar edhe për funksione apo pozicione të tjera të trupave komando, të trupave speciale, të mjekëve që shërbejnë brenda forcave të Armatosura dhe shumë të tjera.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes ky është një premtim i bërë realitet tashmë që i jep trajtim dinjitoz dhe prestigj Forcave të Armatosura si dhe për t’i hapur rrugën më shumë prurjeve të reja.

Previous Mbledhja e Këshillit të Ministrave / Kushi: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare

Leave Your Comment