Ngrihet Këshilli i Dytë Kombëtar i Rinisë, Muzhaqi: Ndërveprimi i Këshillit Kombëtar të Rinisë me Këshillat Vendorë Rinorë thelbësor në fuqizimin e zërit të të rinjve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ngrihet Këshilli i Dytë Kombëtar i Rinisë, Muzhaqi: Ndërveprimi i Këshillit Kombëtar të Rinisë me Këshillat Vendorë Rinorë thelbësor në fuqizimin e zërit të të rinjve

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme konstituimin e Këshillit të Dytë Kombëtar të Rinisë, i përbërë nga 16 anëtarë, dhe që shërben si një organ këshillimor për Ministrin përgjegjës për rininë.

“Konstituam Këshillin Kombëtar të Rinisë me 8 përfaqësues nga organizatat rinore dhe për të rinjtë, 6 përfaqësues nga Këshillat Studentorë, 2 përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilin kam kënaqësinë ta drejtoj në cilësinë e Ministrit përgjegjës për rininë.” tha Muzhaqi.

Për më tepër, Ministrja Muzhaqi dha dhe disa detaje nga mbledhja e parë e zhvilluar me Këshillin Kombëtar të Rinisë, anëtarët e të cilit gëzojnë një mandat 2 vjeçar me drejtë rizgjedhjeje.

“Në mbledhjen e parë zgjodhëm zëvendëskryetaren e këshillit, Loretën nga Këshillat studentorë dhe ndamë detyrat e gjithësecilit për dy vitet e ardhshme. Më tej diskutuam mbi ndërveprimin që duhet të kenë me Këshillat Vendorë Rinorë, si edhe rreth shpalljes së thirrjes për infrastrukturë rinore për njësitë e vetëqeverisjes vendore.” u shpreh Muzhaqi duke lënë të kuptohet që së shpejti do të shpallet një thirrje tjetër për ngritjen e infrastrukturës rinore në njësitë e vetëqeverisjes vendore me qëllim që të rinjtë të kenë ambiente të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rinore.

Previous Nënshkruhet Udhëzimi i Përbashkët i tri ministrive kundër ndotjes akustike