Nis funksionimin “Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë” (AKFAL), Ministrja Kushi prezanton drejtuesin - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nis funksionimin “Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë” (AKFAL), Ministrja Kushi prezanton drejtuesin

Ka nisur funksionimin Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL). Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi prezantoi drejtorin e AKFAL, Dr. Artan Spahiu.

“Kam besim se me përvojën e tij të gjatë si pedagog dhe drejtues në institucione të arsimit të lartë, si dhe punën si avokat dhe jurist në institucione të administratës publike, me profesionalizëm dhe integritet të lartë, Artani do të japë kontribut për avancimin e reformave të ndërmarra në arsimin e lartë në Shqipëri,” – shprehet Ministrja Evis Kushi në një status në rrjete sociale.

AKFAL është një institucion në varësi të Ministrisë përgjegjëse për Arsimin dhe ka si detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike për mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, si dhe mbështetjen e studentëve me bursa studimi sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.
Gjithashtu, kjo agjenci bën miratimin paraprak për hapjen e programeve të reja në universitete kur kërkohet financim nga buxheti i shtetit.
Financimi i universiteteve sipas performancës do të bëhet bazuar në kritere dhe formula që kjo agjenci do të propozojë.

Previous Ministrja Xhaçka takon Christiane Hohmann: Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave me BE

Leave Your Comment