Nis mobilizimin në terren kantieri për realizimin e veprës madhore të Portit të Ri të Vlorës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nis mobilizimin në terren kantieri për realizimin e veprës madhore të Portit të Ri të Vlorës

Porti i Ri i Vlorës, një vepër e shumëpritur nga qytetarët vlonjatë dhe jo vetëm, së shpejti do të fillojë të jetësohet në terren. Tashmë ka nisur puna për mobilizimin e kantierit, nga do të startojë projekti i portit të integruar, ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve, ndërkohë që brenda gushtit do të instalohen dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Vlorë së bashku me zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të parë nga afër ecurinë e mobilizimit të kantierit, i cili i paraprin zbatimit të investimit prej 59 milionë eurosh për ndërtimin e 133 vendparkimeve për anijet e peshkimit dhe në ndërkohë, 2 anijeve sa i përket transportit të qytetarëve dhe 1 anije për transportin e mallrave që do të vendosen në gjithë këtë zone.

“Jemi në zonën e Triportit, sapo kemi filluar të ngremë kantierin këtu për të nisur projektin e portit të integruar të Vlorës. Ndodhemi 3 kilometra distancë nga porti ekzistues. Ky është një projekt që e kemi prej kohësh në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që punojmë për këtë dhe tanimë që gjithcka ka përfunduar, sa i përket kontratës, jemi gati për të ngritur kantierin.

 

Kjo kontratë do zgjasë për 3 vite, duke nisur nga tetori 2022 deri në tetor të 2025. Ky ësht një investim prej 59 milionë eurosh, i cili do të kontribuojë në ndërtimin e 133 vendparkimeve për anijet e peshkimit dhe në ndërkohë, 2 anijë sa i përket transportit të qytetarëve dhe 1 anije për transportin e mallrave që do të vendosen në gjithë këtë zonë. Projekti ka më shumë, se në këtë sipërfaqe prej 110 mijë metrash katror e akomodohen një sërë projektesh të tjera, duke qenë se kjo është parashikuar si zonë ekonomike në zhvillim.

Për më tepër, këtu po bëjmë edhe të gjithë planin dhe projektin për të nisur nga thellimi i portit, pastrimi i portit dhe kanalit duke krijuar të gjtiha kushtet dhe komoditetet për operime. Vecoria e këtij projekti është se për herë të parë si shtet nuk do të kemi asnje angazhim financiar deri diten kur projekti do të mbarojë totalisht dhe më pas do fillojnë të paguhen këstet e këtij investimi nga vet operimet e portit. Kjo ështe dicka që do ta ndihmojë situatën, nuk do kemi angazhime të tjera nga buxheti i shtetit. Duhet thënë gjithashtu që kjo është një kontratë qe do të zgjase 10 vjet, nis me projektimin, më pas me ndërtimin dhe mirëmbajtjen, pra nga viti i tretë që dorëzohet e me mirëmbajtjen e cila zgjat edhe 7 vitet e tjera.

Në tetor ne jemi të gatshëm të nisim kantierin. Në këto momente, po bëjmë mobilizimin e kantierit dhe jemi në fazën e përfundimit të projektimit, aplikimit për leje në datën 12 gusht sepse fillon dhe zbardhet afati dhe në tetor këtu nis puna që zgjat 36 muaj. Ccdo pagesë fillon vetëm në momentin kur kontrata konsumohet 100%, pra kur i gjithë projekti dorëzohet i përfunduar, nxitr koncensionarin ta dorëzojë sa më parë këtë kontratë për të filluar edhe pjesa e pagesës që do kryhet nga vetë operimet e portit.” – shpjegoi Zv/kryeministrja Balluku.

 

Ndërkohë që drejtuesi i punimeve detajoi disa të dhëna mbi projektin, i cili do të sjellë risi në infrastrukturë. “Projekti ka tre faza. Është rehabilitimi i portit te peshkimit, rehabilitimi dhe ndertimi i portit të ri të Vlorës qe përfshin portin e pasagjeëve dhe terminalin e trageteve te mallrave. Komponenti më i rëndësishmi është thellimi i kësaj zone bazeni, 8 metra për tragetet dhe 4 metra për anijet e peshkimit, qe i mungonte këtij porti dhe plus kanali i ri i pasagjereve me dy kate qe do te kete siperfaqe 8 mijë m2.” – u shpreh ai.

 

Kryeministri Rama theksoi se Porti i ri që do të ndërtohet përbën një vepër me rëndësi madhore, e cila do t’i hapë dyert  një zhvillimi të madh ekonomik.

 

“Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye në vetvete për një port që më në fudn e meriton këtë emër në shekullin 21 sepse qoftë ai që kemi atje të trashëguar, qoftë ai atje i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare dhe së dyti sepse këtu sistemohet gjithë flota e peshkimit, në kushte krejt të tjera, ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë  peshkimit ne do të vazhdojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve, qoftë edhe blerjen e anijeve të tjera. Së treti sepse kjo do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit. Së katërti edhe sepse për pasagjerët do të bëhet diçka me standarte, por duke bërë me standarte këto pjesë, siç e tha edhe drejtori, në anën tjetër lirojmë shumë.

 

Njëkohësisht, kemi një port turistik nga ana tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut edhe që do të sjellë një tjetër zhvillim të madh ekonomik, ose më saktë  do të fusë një tjetër motor për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik për Vlorën, dhe jo vetëm për Vlorën, por në këtë rasst edhe për  gjithë industrinë e turizmit në Shqipëri. Ashtu skundër këtu jemi në një zonë ku po merr jetë pak nga pak programi më ambicioz i qeverisë përsa i përket energjisë. Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm ccmimi i energjisë ka ikur në stratosphere, por ka filluar ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për t’u blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që thjeshtë çmimi është marramendës, por jemi në kushtet që do të jetë shumë e vështirë ta gjejmë, ndërkohë që ne po i marrim masat  që Shpipëria të hyjë në një fazë komplet tjetër, duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjitike dhe duke u kthyer në ekportues neto, por kemi një fazë këtu   tranzicioni që na duhet t’i bashkojmë të gjitha gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë këtë sinergji.

Ashtu sikundër e fundit fare, unë isha edhe në Athinë ku u takova me Princin e Kurorës i cili dhe më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë, në një vizitë të reduktuar nga emocionet për arsye të tyre objektive, kështu që ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë, sidoqoftë ne u takuam dhe aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite për në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone dhe pastaj ata duan të shtrihen më tutje deri në Itali etj etj, energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Kështu që jemi në kushtet goxha positive, por ajo që vlen është që do të vijë momenti, dhe do të vijë shpejt momenti në disa vite që ne nuk do të importojmë,ne do të eksportojmë.” – u shpreh kryeministri Rama.

Previous Diplomohen 54 oficerët më të rinj të FA, Peleshi: Trajtim dinjitoz financiar

Leave Your Comment