Nis punën qendra e kompostimit në Roskovec, Kumbaro: Këtë vit nisim programin e madh të ekonomisë qarkulluese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nis punën qendra e kompostimit në Roskovec, Kumbaro: Këtë vit nisim programin e madh të ekonomisë qarkulluese

Ka nisur punën qendra e re e kompostimit në bashkinë Roskovec e cila do të përpunojë mbetjet e gjelbërta për t’i kthyer në pleh organik që do të përdoret më pas nga fermerët dhe do të gjenerojë të ardhura për bashkitë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila pa nga afër nisjen e punimeve, theksoi se ky model i ekonomisë qarkulluese është ndër prioritetet e qeverisë për vitin 2023.

“Viti 2023 është shumë i rëndësishëm për qeverinë sepse nisim një program të madh të ekonomisë qarkulluese ku në të njëjtën kohë bëjmë investimet për gjithë sistemin e integruar të menaxhimit të mbetjeve, por në të njëjtën kohë nxisim stacionet e riciklimit e të kompostimit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

E shoqëruar nga deputeti Taulant Balla,  kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi dhe përfaqësues të GIZ Albania, partnerë të këtij projekti, ministrja Kumbaro theksoi se deri në fund të vitit 2023 ky projekt synon të mbërrijë në 10 bashki bujqësore me qëllim shmangien e hedhjeve të mbetjeve në pikën fundore që përkthehet në kosto nga bashkitë dhe optimizimin e përdorimit të tyre.

“Në totalin e mbetjeve të bashkisë Roskovec zënë 60% mbetjet organike të cilat janë lëndë e parë për të prodhuar plehun, është vërtet një kursim shumë i madh për bashkinë dhe nga ana tjetër është një përdorim shumë i mirë i një sasie të madhe mbetjesh që mund të përfundonin në kosha, kanale dhe do të përktheheshin në para nga taksat publike për menaxhimin e tyre”, përfundoi Kumbaro.

Ndërkohë kanë nisur nga puna qendrat e kompostimit të mbetjeve të gjelbërta në bashkitë Cërrik dhe Belsh.

Previous “Durrës Yacht & Marina”, nis rrugëtimin projekti më i rëndësishëm turistik, lokomotivë e re zhvillimi ekonomik dhe social për Shqipërinë