Një erë e re bashkëpunimi i ndërsjelltë do të çelet mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit “La Sapienza” të Romës, me marrëveshjen e parë mes dy universiteteve.
Në takimin me Rektoren e Universitetit “La Sapienza”, prof. Antinella Polimeni, bashkë me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Arben Gjatën, Dekanin e FM, Prof. Xheladin Draçinin, Prof. Anila Godon, Prof. Alma Idrizin, diskutuam për fillimin e bashkëpunimit me ekipe të përbashkëta për formimin profesional të mjekëve të specializuar.
Me #Universitetin e njohur që sapo u shpall i në Botë në rankimin e universiteteve për shkencat shoqërore, do të kemi shkëmbim të eksperiencave për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.