Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu: Mbi 73 mijë shërbime të ofruara, pilotojmë për herë të parë autonominë spitalore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu: Mbi 73 mijë shërbime të ofruara, pilotojmë për herë të parë autonominë spitalore

Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë më shumë se 73 mijë shërbime cilësore të ofruara për banorët e rajoneve të jugut të vendit nga ekipi i përbashkët i stafit shqiptaro-turk.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri z. Murat Ahmet Yoruk, Kryerari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, profesorë të qendrave universitare të Tiranës, mjekë dhe infermierë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se me Spitalin Memorial, është krijuar baza për një qendër ekselence për rajonin e jugut.

“Janë më shumë 73 mijë shërbime të ofruara. Janë më shumë se 700 ndërhyrje të kryera të kompleksitetit të mesëm dhe të lartë në këtë spital. Janë më shumë se 25 mijë vizita ambulatore që janë kryer. Më shumë se 1 mijë proçedura koronare në zemër, më shumë se 17 mijë ekzaminime imazherike të kryera, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. Është krijuar baza për një qendër ekselence për rajonin e jugut, për t’i shërbyer më shumë se 500 mijë qytetarëve të qarqeve të jugut, të dedikuara për banorët e qarkut Fier, për qarkun e Gjirokastrës, qarkun e Vlorës dhe qarkun e Beratit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vlerësoi gjatë fjalës së saj bashkëpunimin me ekipin e mjekëve nga Turqia.
“Kemi mundësi që edhe në dy vitet e ardhshme të përfitojmë nga eksperienca e çmuar e kolegëve që do të vijojne të vijnë nga Turqia në mënyrë të vazhdueshme, pasi marrëveshja për transferimin e dijes është një marrëveshje 3 vjeçare, e cila do të sigurojë transferimin e praktikave më të mira dhe fuqizimin e ekipeve tona. Së bashku me Universitetin e Mjekësisë ne kemi vendosur që të rrisim kuotat për pranimin e studentëve me 100 kuota të reja duke filluar nga vitit akademik 2022-2023” tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu theksoi se me ligjin e ri për kujdesin spitalor, në Spitalin Memorial të Fierit do të pilotohet modeli i autonomisë spitalore.
“Autonomia spitalore do të pilotohet në Spitalin Memorial në Fier. Pse në këtë spital? Sepse është një spital që është ngritur si një spital nëpërmjet një modeli pilot, nëpërmjet të gjitha atyre kushteve dhe standardeve bashkëkohore që ai ofron. Por kjo nuk përjashton faktin që menjëherë me pilotimin në këtë spital shtrirja e autonomisë spitalore të ndodhë edhe në spitalet dhe shërbimet e tjera spitalore në vend. Ajo çfarë është e rëndësishme është që përgatitja e ekipeve tona menaxheriale ka filluar. Ka filluar nëpërmjet bashkëpunimit tonë me stafet e Ministrisë së Shëndetësisë Turke. Një ekip prej dy muajsh ka ardhur dhe ka vlerësuar 6 spitalet tona rajonale dhe kanë vendosur së bashku me ne që të fillojmë të gjithë organizimin dhe riorganizimin përsa i përket autonomisë spitalore në Spitalin Memorial të Fierit”, bëri me dije Manastirliu.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Murat Ahmet Yörük, e ka quajtur një histori suksesi ndërmjet dy vendeve, ndërtimin e këtij spitali duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Kjo është një histori suksesi dhe një histori bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mike Shqipërisë dhe Turqisë. Mjekët tanë do të ndajnë me Shqipërinë të gjithë eksperiencën e tyre. E kemi shumë të rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ta vazhdojmë edhe më tej këtë bashkëpunim shëndetësor. Jam i sigurt që ky bashkëpunim do të vijojë edhe për shumë vite me radhë ndërmjet dy vendeve mike dhe ky spital do vijojë të japë të gjithë shërbimin e duhur për gjithë pacientët e jugut të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital shërbejnë 268 personel shqiptarë dhe turq. Spitali Memorial Rajonal Fier ofron 17 shërbime, mes të cilave shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Prioritetet në vijim janë hapja e shërbimeve të reja si ai maksilo-facial, hematologjisë, e shërbimit të kirurgjisë angiovakulare etj.

Previous Forumi Ekonomik i Shkupit, Ibrahimaj: “Open Ballkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin ekonomik

Leave Your Comment