Njoftim mbi sulmet kibernetike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Njoftim mbi sulmet kibernetike

Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe në përputhje me planin e emergjencës.
Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.
Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.
Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:
– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;
– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;
– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.
Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.
Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.
Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.
Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.
Previous Bruksel, Konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala

Leave Your Comment