Nju Jork, Ministri Hasani: Shqipëria gati për të marrë kryesimin e SEECP-së - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nju Jork, Ministri Hasani: Shqipëria gati për të marrë kryesimin e SEECP-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Nju Jork.

Ministri Hasani përgëzoi kryesinë e Maqedonisë së Veriut dhe RCC-në për organizimin e takimin në frymën e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi rolin e SEECP-së si një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë shumëpalëshe dhe u shpreh se Shqipëria mbetet plotësisht e gatshme për të marrë kryesimin e SEECP-së për periudhën 2024-2025.

Takimi i SEECP-së shërben si një platformë unike që mbledh vendet anëtare të BE-së, si dhe vendet aspirante, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese për vendet aspirante.

Previous Ligji për shtetësinë, Balla: Tu krijojmë mundësinë talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi