Nju Jork – Ministri i Jashtëm kryeson Debatin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit
Pasditen e sotme rreth orës 16:00, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Nju Jork, do të kryesojë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi “Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare”, e cila është një nismë e Shqipërisë.
Pak përpara fillimit të Debatit të Hapur, rreth orës 15:45, Ministri Hasani do të dalë në një deklaratë për mediat, e cila gjendet në linkun e mëposhtëm:
https://media.un.org/en/asset/k1o/k1o7juadky
Debati i Hapur i Këshillit të Sigurimit synon të identifikojë dhe avancojë zgjidhje të partneritetit publik-privat në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke adresuar nevojat aktuale dhe të ardhshme humanitare, të cilat, nëse nuk kontrollohen, kërcënojnë të shkaktojnë paqëndrueshmëri të mëtejshme tek rajonet e cenueshme dhe të përshkallëzojnë konfliktin mbi burimet jo të mjaftueshme.
Debati i Hapur do të transmetohet live në linkun e mëposhtëm:
https://media.un.org/en/asset/k1w/k1wil26gtv