Nju Jork, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nju Jork, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të komunitetit LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.

Sipas saj, Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për ta çuar përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në Kombet e Bashkuara.

Grupi Bërthamë LGBTI i Kombeve të Bashkuara është një grup joformal ndër-rajonal i Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara i themeluar në vitin 2008. Qëllimi kryesor i këtij grupi është të punojë brenda kornizës së OKB për të garantuar respektimin universal për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI, me një fokus të veçantë në mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi.

Previous Nju Jork, Ministrja Xhaçka takon Subrahmanyam Jaishankar: Të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve Shqipëri-Indi

Leave Your Comment