Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Indisë, si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se është koha e duhur që dy vendet të forcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në fushat me interes reciprok.
Ministrja Xhaçka ndodhet në Nju Jork në kuadër të javës së nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.