Nju Jork, Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen Ukrainës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Nju Jork, Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen Ukrainës

Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë, miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.

Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi.

“Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh ministri Hasani.

I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.

Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Previous Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës