Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit

Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Agjencia për Media dhe Informim sqaron qytetarët se ky informacion është i pavërtetë.

Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale.