Nuk ka një projekt përfundimtar të miratuar në Zvërnec
Në përgjigje të deklaratave dhe thirrjeve për anulimin e projektit në Zvërnec, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se aktualisht nuk ka një projekt përfundimtar të miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim.
Qeveria saktëson se nuk ka asnjë anulim projekti, për shkak se nuk ka pasur dhe nuk ka ende një projekt përfundimtar për Zvërnecin. Procesi është ende në fazën e planifikimit dhe çdo zhvillim do të trajtohet në përputhje me standardet mjedisore dhe ekspertizën ndërkombëtare.