Nuk ka përkeqësim të integritetit të prokurimeve publike

Në përgjigje të deklaratave se ka përkeqësim të integritetit në prokurimet publike, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se nuk ka rënie në pikë të treguesit të integritetit të tenderave, pasi kjo është hera e parë që Shqipëria përfshihet në portalin evropian të matjes të integritetit të prokurimeve për shtetet e BE-së, duke u renditur më mirë sesa shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Qeveria qartëson se sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë në fushën e prokurimeve publike, duke bërë një progres të madh, ku gara e hapur dhe konkurrueshmëria mes kompanive për punët publike janë nga elementët më të suksesshëm të vendit.

Ndërkohë që përmes Diellës dhe Inteligjencës Artificiale do arrihet, brenda këtij mandati, një nivel akoma dhe më i lartë integriteti e shpejtësie, i cili do ta rendisë vendin në nivelin më të lartë evropian.