Nuk ka vendim për heqjen e ndalimit të qarkullimit me monopatina

Në përgjigje të lajmeve të publikuara në media se monopatinat nuk janë më të ndaluara dhe se qytetarët mund të lëvizin lirisht me monopatinat elektrike pa u kufizuar nga policia, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se ky është një lajm i pavërtetë dhe nuk duhet besuar nga qytetarët.

Ministria njofton se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm.

Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.