Agjencia për Media dhe Informim mirëpriti ditën e hënë në një vizitë studimore përfaqësues nga stafet e komunikimit dhe funksioneve të tjera në bashkitë dhe institucionet lokale të Kukësit, Hasit, Dibrës dhe Tropojës, që janë pjesë e e programit për fuqizimin e kapaciteteve të komunikimit, zhvilluar nga projekti Perspektiva të Reja – New Perspectives.
Të pranishmit u njohën nga afër me punën e agjencisë në marrëdhëniet me median dhe publikun, me qëllim garantimin e transparencës mbi vendimarrjen, nismat dhe politikat e Këshillit të Ministrave dhe strukturave në varësi.
Pjesëmarrësit bashkëbiseduan me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi mbi organizimin e punës për komunikimin efektiv me publikun, rolin thelbësor të punonjësve të komunikimit në institucionet publike dhe menaxhimin e krizave të komunikimit.