Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi ka prezantuar udhëzuesin dhe nismën e re për orientimin e karrierës.
Udhëzuesi për orientimin e karrierës është hartuar nga grupi i punës me përfaqësues të MAS dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) në bashkëpunim edhe me drejtues të arsimit bazë.
Orientimi për karrierën është një nga çështjet më të rëndësishme të politikave të arsimit e cila ka lindur si nevojë për përshtaten e individit me ndryshmet e vazhdueshme të tregut të punës dhe aspektet e jetës sociale dhe ekonomike.
Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se ky udhëzues do tu vijë në ndihmë nxënësve, por edhe prindërve të tyre të cilët kanë një ndikim të madh në vendimmarrjen e fëmijëve të tyre.
Gjithashtu, udhëzuesi do të mbështesë edhe koordinatorin e orientimit të karrierës në shkollë për koordinimin dhe zhvillimin e veprimtarive të orientimit për karrierën.
Ndërkohë, në çdo shkollë do të ketë një kënd të përditësuar për orientimin e karrierës.