PAGA MINIMALE RRITET NË 40.000 LEKË - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

PAGA MINIMALE RRITET NË 40.000 LEKË

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, do të jetë 40 000 (dyzet mijë) lekë, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Vendimi për rritjen e pages, i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

Qeveria gjithashtu mori vendimin për t’u subvencionuar bizneseve koston shtesë të sigurimeve nga rritja e pagës me 40 mijë lekë, për çdo punonjës me pagë minimale. Kjo lloj mbështetjeje ka një rëndësi të veçantë për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish. Mbështetja do të vijojë gjithashtu për vitet në vijim.

Po ashtu është vendosur që punonjësit e Ballshit të marrin një pagë të barabartë me pagën minimale për 6 muaj. Kjo mbështetje vjen si pjesë e paketave sociale të qeverisë në mbështetje të naftëtarëve.

Qeveria ka vendosur gjithashtu rritje të pagës prej 7% për të gjithë ushtarakët, nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta, e cila hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars.

Në të njejtën kohë, qeveria është duke hartuar një politikë të përgjithshme të rritjes së pagave dhe synimi është që në tre vitet e ardhshme të kemi paga sa më konkurruese me rajonin.

 

VKM – PAGA MINIMALE

Previous PAGA MESATARE RRITET NË 900 EURO