Prej janarit të këtij viti nga paketa e kardiologjisë kanë përfituar 8145 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjete sociale, bëhet e ditur se janë kryer 4558 Angiografi, 470 Pacemaker, 205 Angioplastikë, 2915 Angiografi/Angioplastikë.
Më tej znj. Koçiu shprehet se shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, ndaj kujdesi, kontrollet periodike dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën.