Pamjet e protestuesve të shtrirë në tokë nuk janë nga komisariati

Në rrjet po qarkullojnë pamje të disa të rinjve të shtrirë në tokë, të shoqëruara me pretendimin se ato janë regjistruar në ambientet e komisariatit. Qeveria sqaron opinion publik se ky pretendim nuk është i vërtetë.
Pamjet e publikuara nuk u përkasin ambienteve të komisariateve të Policisë së Tiranës, por janë nga momenti i parë i neutralizimit të personave nga shërbimet e Policisë, në një prej institucioneve shtetërore ku ata kishin hyrë. Vetëm më pas, personat janë shoqëruar në komisariat.