Pamjet se ushtria ka dalë në qendrën e Tiranës nuk i përkasin Shqipërisë

Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale duke pretenduar se armatime të rënda ushtarake janë angazhuar në qendrën e Tiranës për të shuar protestën dhe se kanë ardhur edhe helikopterë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rreme dhe të pavërteta. Pamjet në fjalë nuk i përkasin Shqipërisë.