Ministrja e Financave dhe Ekonomisë mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive “Syn+Ergasia” që po zhvillohet në Tiranë, një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë, që duan të integrohen në tregun e punës.
“Evente të tilla na ndihmojnë për të rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët e në veçanti me biznesin, për të adresuar më mirë problemet dhe për të orientuar në mënyrë realiste ofertën e tregut. Ndaj kemi nisur një proces optimizimi të shkollave profesionale që do të na shërbejë për të rritur cilësinë e edukimit dhe të zhvillimit të praktikave mësimore.Edhe zbatimi i projektit të Garancisë Rinore, në bashkëpunim me BE, do t’i japë mundësi 200 të rinjve, që vitin e ardhshëm të aftësohen dhe të bëhen gati për një treg pune që sa vjen e bëhet më sfidues.” – shtoi Ministrja Ibrahimaj gjatë fjalës së saj.