Në Kuvend për Projektbuxhetin 2025 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Prioritetet dhe Objektivat Kryesore:
– Rritje Ekonomike dhe Mbështetje për Sipërmarrjen: Synojmë të arrijmë zhvillim ekonomik cilësor për rritje të qendrueshme.
– Kultura dhe Trashëgimia: Investojmë në art, kulturë dhe trashëgimi për të nxitur aktivitetet kulturore, duke rritur buxhetin për këto projekte me 20%.
– Arsimi dhe Aftësitë Profesionale: Buxheti për arsimin profesional rritet me 18%, për të përputhur arsimin me nevojat e tregut të punës dhe për të mbështetur talentet e reja.
– Strehimi Social: Mbështetje më e lartë për grupet vulnerabël, me financime të dedikuara për të garantuar akses të drejtë në strehim.
– Sigurimet Shoqërore: Rritje e përfitimeve për pensionistët me 15% për të garantuar siguri sociale për më të moshuarit.
Inovacioni dhe Teknologjia: Prioritet për mekanizma që nxisin produktivitetin, me një rritje financimi prej 60% krahasuar me vitin e kaluar.
Ky buxhet synon të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.