Paris, Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris, si pjesëmarrës në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée.

Samiti i dedikohet Ukrainës, forcimit të mëtejshëm të mbështetjes ndaj saj dhe diskutimit mbi hapat që do të ndërmerren në vijim. Takimi synon të bëjë një bilanc të afrimit dhe koordinimit mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës, vendeve evropiane dhe anëtarëve të Koalicionit, në kuadrin e garancive të sigurisë të nevojshme për hapjen e rrugës drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Përpara zhvillimit të Samitit kryeministri Edi Rama u takua me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane.