Një prej investimeve të rëndësishme në qytetin e Beratit, është parkimi nëntokësor pjesë e projektit të sheshit të ri, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Me një sipërfaqe prej 7600 m2, ky parkim do të ketë një kapacitet parkimi për rreth 200 automjete, duke mundësuar kështu lirimin e një hapësire të madhe për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Beratin në çdo stinë.
Kryeministri Rama bëri një ndalesë për të parë nga afër ecurinë e investimit, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo. “Ne sot kemi probleme te jashtëzakonshme me parkimin dhe duke marrë në konsideratë që ne qendrën, do bëjmë sheshin e ri të Axhensisë dhe do të përfundojë shumë shpejt pasi gjithë procedurat kanë përfunduar. Me përfundimin e gjithë sheshit të Axhensisë, gjithë mjetet, të cilat nuk kanë mundësi të parkohen atje, ky do të jetë opsioni që ne për të përmirësuar më tej situatën e parkimit në qytet, kemi gjetur këtë zgjedhje. Kjo është një vepër e jashtëzakonshme, këtu kapaciteti është 200 mjete, është i gjithi një kat, ka dy hyrje, në dy krahët e rrugës ,qoftë nga krahu i Axhensisë, qoftë nga krahu i rrugës së lumit. Lartësia është relativisht e lartë, duke marrë në konsideratë se këtu mund të organizohen në momente të caktuara edhe aktivitete që mund të jenë në dobishmëri të qytetit. Po ashtu edhe parkimi ka bërë të njëjtën gjë, asetin e pronave e ka rritur sepse këtu kemi disa hotele që po bëhen, dhe tek kjo godina që ka qenë ish komiteti i partisë. I ka dhënë një mundësi të re sepse më parë e kishim të pamundur sepse vizitorët ose ata të cilët frekuentonin tani e kanë fiks në zonën më të përshtatshme”, – theksoi Kryebashkiaku i Beratit.
Parkimi i qytetit kompleton ofertën turistike në aspektin e infrastrukturës së qytetit historik ku vizitorë vendas e të huaj shfaqin interes për atraksionet e shumta që ofron Berati. “Lartësia është relativisht e lartë, duke marrë në konsideratë se këtu mund të organizohen në momente të caktuara edhe aktivitete që mund të jenë në dobishmëri të qytetit”, – tha Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, teksa shtoi se, “edhe parkimi ka bërë të njëjtën gjë, asetin e pronave e ka rritur sepse këtu kemi disa hotele që po bëhen, dhe tek kjo godina që ka qenë ish komiteti i partisë. I ka dhënë një mundësi të re sepse më parë e kishim të pamundur sepse vizitorët ose ata të cilët frekuentonin tani e kanë fiks në zonën më të përshtatshme”
Kantieret e rikualifikimeve urbane në zona të rëndësishme të qytetit, ndodhen në faza të ndryshme pune. Një prej tyre është kantieri për rikualifikimin urban të Unazës së Re që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore, si pasojë e devijimit të trafikut të rënduar, duke e spostuar lëvizjen e mjeteve larg qendrës së qytetit.
Unaza e re e qytetit do të kenë një impakt pozitiv, si nga pikëpamja funksionale, ashtu dhe nga pikëpamja turistike. Duke qenë se rruga shtrihet përgjithësisht përgjatë bregut të lumit Osum, do të ndërtohet një argjinaturë anës lumit në zonën e banuar. Ky aks me një gjatësi prej 4.1 km, do të ketë një korsi të dedikuar biçikletash duke shërbyer edhe si një shëtitore për qytetarët. “Ky është një projekt transformimi i jashtëzakonshëm. Në të dy krahët e rrugës ka trotuare, por ka dhe një korsi biçikletash të dedikuar. E gjithë gjatësia është diku tek 4 kilometra. Është rrugë e re e cila 3 kilometra janë totalisht të reja, nuk ka ekzistuar. Kjo ka qenë një pikë e Beratit që ka qenë e ndaluar për të kaluar sepse nuk ka pasur asnjë pikë aksesi. Me përfundimin e punimeve, kjo lehtëson trafikun në qytet, aksesin në qytet por ka dhe efekt direkt në dy bashki të tjera. Ka ndryshuar e gjithë rrjedha e qytetit. E gjithë zona e qendrës e bën xhiron në këtë drejtim. Nëse ecim me projektin që jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me FSHZH, që të bëjmë të mundur gjelbërimin në të gjithë zonën këtu, kjo zonë praktikisht kthehet në lagje të qytetit. Ka hapur një potencial zhvillimi të jashtëzakonshëm të kësaj zone. Ky është nga ato lloj investimesh që ndryshon strukturën e qytetit. Patëm një avantazh gjatë dhjetorit, patëm shumë prurje të lumit Osum për të testuar të gjithë investimet, edhe në Goricë dhe falë këtyre investimeve, ne kemi shpëtuar dhe gjithë këtë zonën këtu nga përmbytjet.” – u shpreh kryetari i Bashkise Demo.