Peleshi: Kemi rritur numrin dhe rolin e grave në Forcat e Armatosura - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi: Kemi rritur numrin dhe rolin e grave në Forcat e Armatosura

Numri i grave dhe vajzave në Forcat e Armatosura sa vjen e rritet, ndërkohë që shtohen edhe përgjegjësitë e tyre pasi përditë e më shumë po marrin role drejtuese dhe sfida të reja.Në takimin e organizuar me rastin e 8 Marsit nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes, morën pjesë ministri Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandantja e Gardës Kombëtare të New Jersey-t gjeneral brigade Lisa Hou si dhe mjaft gra dhe vajza ushtarake si nga FA shqiptare ashtu dhe nga ato amerikane.Në fjalën e tij ministri Peleshi vuri në dukje jo vetëm rritjen e numrit të grave në FA shqiptare, por edhe fuqizimin e rolit të tyre, në përgjegjësi të reja dhe detyra të larta. “Ne krenohemi shumë për gratë tona të guximshme në uniformë për kontributin e tyre të shkëlqyer. Shqipëria mbështet plotësisht rëndësinë e rolit të gruas në forcimin e paqes dhe sigurisë. Sidomos gjatë viteve të fundit, për shkak të prioritetit të lartë që i është kushtuar fuqizimit të grave dhe arritjes së barazisë gjinore, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rritjen e kuotave të grave në parlament, administratë publike, ushtri, polici dhe gjyqësor. Në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Planin Kombëtar të Veprimit 1325, Ministria e Mbrojtjes ka përfshirë perspektivën gjinore në politikat dhe procedurat e saj të rekrutimit duke promovuar dhe rritur lidershipin e grave në hierarkinë ushtarake duke emëruar gratë dhe vajzat ushtarake në poste të nivelit të lartë; rritur pjesëmarrjen e grave në misione dhe operacione jashtë vendit; rritur e numrin e grave në Përfaqësitë Ushtarake shqiptare pranë strukturave komanduese të NATO-s dhe numrit të grave në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Një nga politikat kryesore në FA është rritja e pjesëmarrjes së grave në misionet dhe operacionet paqeruajtëse jashtë vendit, parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Më lejoni të kujtoj pjesëmarrjen ushtarake të femrave në misionet paqeruajtëse dhe operacionet në terren si në: Letoni, Kosovë dhe Sudanin e Jugut.” Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj e konsideroi shumë të rëndësishëm rolin grave dhe vajzave në uniformë dhe vlerësoi shërbimin e tyre.

Më pas, ministri Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandantja e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou ishin pjesë e një paneli, ku iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të grave dhe vajzave ushtarake që shërbejnë në uniformë.

Previous Ekspozita “Rrugëtimi i Abetares” / Ministrja Kushi: Abetarja e re unike, abetarja e dashurisë dhe krenarisë kombëtare

Leave Your Comment