Peleshi në Izrael, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi në Izrael, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë ditës së sotme Zoti Peleshi u prit me një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nga homologu i tij, Zoti Yoav Gallant.

Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin e ri të Mirëkuptimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëveshje e nivelit të lartë që krijon një bazë solide ligjore për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit.

Zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit, që është kornizuar në çdo dispozitë të marrëveshjes së re do të reflektojë marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe diplomatike si dhe vlerësimin reciprok që populli hebre dhe ai shqiptar kanë për njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një draft të negociuar prej disa muajsh nga stafet respektive me qëllimin dhe dëshirën e mirë për të nisur, tashmë, një epokë të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Dy ministrat biseduan në lidhje me zhvillimet më të reja në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme si dhe në Ukrainë.

Zoti Peleshi rikonfirmoi vullnetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për intensifikimin e bashkëpunimit me Izraelin në fushën e mbrojtjes në mënyrë të veçantë në sigurinë kibernetike, industrinë e mbrojtjes dhe shkëmbimin e informacionit. Ministri i Mbrojtjes theksoi se qëndrimi i Shqipërisë për Lindjen e Mesme vijon të jetë ai për një rajon në paqe dhe në stabilitet, me një dialog të qëndrueshëm ndërmjet faktorëve, por theksoi se nuk ka asnjë tolerancë për aktet terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe popullit të tij, pasi terrori dhe dhuna kundër një populli nuk mund të tolerohet dhe të justifikohet.

Vëmendje të veccantë gjatë diskutimeve mori situata në Ballkanin Perëndimor. Zoti Peleshi vlerësoi mbështetjen që Izraeli i jep Republikës së Kosovës, njohjen e pavarësisë së saj dhe ftoi Zotin Gallant për një lobim më të fuqishëm për shtimin e njohjeve ndërmjet vendeve që janë ende skeptike.

Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Izrael do të vijojë me takime të nivelit të lartë.

Previous Edicioni i 18-të i konkursit të verërave arbëreshe, ministrja Krifca: Prezantojmë produktet e ekselencës shqiptare, rrisim shkëmbimet tregtare.