Peleshi në Ministerialin e NATO në Bruksel, takohet me homologun ukrainas - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi në Ministerialin e NATO në Bruksel, takohet me homologun ukrainas

Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi u takua në Bruksel, me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës z. Rustem Umierov. Gjatë këtij takimi, z. Peleshi dhe z. Umierov biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga Aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë.

Ministri Umierov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, qysh prej fillimit të luftës.

Lufta në Ukrainë ishte fokus kryesor i Takimit të Ministrave të Mbrojtjes, të mbledhur në selinë e NATO në Bruksel.

Vijimi i mbështetjes së vendeve të Aleancës ndaj Ukrainës, në zbatim të vendimeve të Samitit të Vilnius u diskutua fillimisht në një takim të veçantë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, që u mbajt në fillim të Takimit formal të Ministrave të Mbrojtjes se NATO, ku morën pjesë mbi 50 vende të ndryshme aleate dhe partnere të NATO. Gjatë këtij takimi u theksua nevoja imediate për mbështetjen e Ukrainës me kapacitete ushtarake si: sisteme armatimi, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike të saj, nga agresioni rus.

Në kuadër të punimeve të ministerialit, një vëmendje të veçantë mori Takimi i Këshillit NATO – Ukrainë, i zhvilluar për herë të parë në nivel të ministrave të mbrojtjes, me qëllim afrimin e saj me Aleancën, duke shënuar një kapitulli të ri në marrëdhëniet NATO – Ukrainë.  Në ndërhyrjen e tij ministri Peleshi rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë ndihmën e saj politike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën: “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës dhe mbështesim aspiratat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO ”, – u shpreh ministri Peleshi.

Gjatë takimit, vendet aleate mbajtën qëndrim të unifikuar për vijimin e kontributeve, si dhe ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit në mbështetje të popullit ukrainas dhe luftës së tij. Gjithashtu, mbështetje të palëkundur në rrugëtimin e Ukrainës drejt integrimit euroatlantik.

Previous Lajmërim i rëndësishëm nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme