Peleshi pret në vizitën e tij të parë, ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi pret në vizitën e tij të parë, ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Arben Kingji, priti sot ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si ministër i Mbrojtjes z. Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona.

Z. Peleshi i shprehu z. Maqedonci urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë.

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet.

Ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat euroatlantike.

Nga ana e tij ministri Maqedonci shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 7 shtator 2023