Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare, vëmendje ndaj Ballkanit. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare, vëmendje ndaj Ballkanit.

Në selinë e NATO Bruksel, Belgjikë, sot u zhvillua takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO, ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi, në fjalën e tij, qartësoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si dhe dënoi rëndë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë.

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria iu bashkua pa asnjë hezitim vendeve të tjera të NATO dhe BE, që vendosën sanksione ndaj Rusisë, si dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë dhe asistencë humanitare për Ukrainën.

Në kuadër të rritjes së vigjilencës dhe masave për përforcimin e krahut lindor dhe juglindor të Aleancës, zoti Peleshi shtoi se, vendi ynë ka deklaruar se është i gatshëm të zbatojë detyrimet e veta si një aleat me vlerë dhe i besueshëm krah për krah aleatëve të tjerë.

Në përfundim, ministri Peleshi kërkoi nga Aleanca vëmendje të shtuar dhe analizë të kujdesshme për rajonin e Ballkanit, ndonëse fokusi mbetet situata në Ukrainë. Ai tha se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zoti Jens Stoltenberg dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për përforcimin e Deterrencës (Parandalimit) dhe Mbrojtjes së Aleancës, veçanërisht në Lindje dhe Juglindje të kufijve të saj, ku për herë të parë që nga krijimi i saj, NATO po dislokon Forcat e Reagimit në këto vende.

Ky ministerial i paraprin Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO, i cili do të zhvillohet në Bruksel më datë 24 mars.

Previous Ministrja Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Rusia të ndalojë menjëherë sulmet

Leave Your Comment