Për herë të parë në Shqipëri, ministrja e Rinisë mbështet projektin “We are all made of stars” për të trajnuar 150 të rinj të talentuar në fushën e artit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Për herë të parë në Shqipëri, ministrja e Rinisë mbështet projektin “We are all made of stars” për të trajnuar 150 të rinj të talentuar në fushën e artit

150 të rinj të talentuar nga e gjithë Shqipëria u bënë bashkë në projektin e financuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), “We are all made of stars”.

Ndër 1600 të rinj që morën pjesë në audicionet e mbajtura në 6 qytete Shkodër, Korçë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Tiranë, 150 të përzgjedhurit u trajnuan nga dy primobalerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari, krah kompozitorit dhe pedagogut Kristi Bello, për të shfaqur talentet e tyre para një publiku të gjerë.

Në një mbrëmje gala të mbajtur të shtunën e 7 majit, 150 të rinj me prirje në balet, kanto, aktrim apo në instrumente u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, ku ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mbajti dhe fjalën përshëndetëse të rastit.

“Nëpërmjet AKR-së, me një fond të përcaktuar nga Buxheti i Shtetit, kemi mbështetur idetë inovative të të rinjve me hapjen e Thirrjes së parë për financimin e projekteve të propozuara nga organizatat rinore dhe/ ose për të rinjtë”, tha ministrja e Rinisë.

Ajo tha se, për herë të parë, Qeveria Shqiptare po mbështet financiarisht projekt-propozimet nga organizata rinore/për të rinjtë dhe bashki të vendit.

Ndër të tjera, Muzhaqi ka sqaruar se janë plot 12 projekte fituese nga këto organizata që po zbatohen përgjatë vitit 2022, në 20 bashki të vendit.

Rreth 1 mijë e 500 të rinj shqiptarë do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në programet e vullnetarizmit dhe punës rinore, debatit, aktivitetet artistike, kulturore, sportive dhe rekreative, në trajnimet dhe mentorimet për zhvillimin e projekteve të sipërmarrjes në fushat e TIK-ut, arteve, zejeve, dhe bujqësisë.

Kurse 6 mijë e 500 të tjerë do të ndikohen përmes fushatave në terren dhe informimit në media sociale dhe platformave online të dedikuara.

Po ashtu 4 projektet fituese nga Bashkitë kanë filluar punën për ngritjen apo përmirësimin e infrastrukturës në sporte, kulturë dhe teknologji, të cilat janë Qendra Rinore në Bashkinë Elbasan, biblioteka publike në Bashkinë Roskovec, Qendra Rinore në Bashkinë Lezhë dhe Qendra Rinore në Petrelë, që do të sigurojnë mjedise të përshtatshme për aktivizimin e të rinjve dhe gjallërimin e këtyre zonave.

 

Previous Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve/ Ministrja Kushi: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar

Leave Your Comment