Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore

Për herë të parë Shqipëria do të ketë Regjistrin Shtetëror të Revistave Shkencore të botuara në vend.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, në një postim në rrjete sociale.

“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit,” – shkruan ministrja.

Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje.

“Falënderoj të gjitha universitetet për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij procesi dhe bashkëpunimin e frytshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”- nënvizon znj. Kushi.

Previous Programi i Kodimit për të rinjtë / Kushi: Shekullit 21 është i teknologjisë, inovacionit dhe digjitalizimit