Përditësimet mbi situatën e gripit të shpendëve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përditësimet mbi situatën e gripit të shpendëve

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve, gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi patur konfirmime për asnjë rast të ri nga ISUV, Po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër “0800 33 66”.

Në të gjithë territorin e vendit vazhdon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur sipas Planit të Kontigjencës dhe protokolleve përkatëse duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve në maksimumin e mundësive reale logjistike.

AKVMB ka vazhduar monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim për prodhim vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga kontrollet e kryera për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme, pasi nuk ka vatra të tjera të dyshuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.
Gjithashtu, u miratua urdhri Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” dhe po vijojmë bashkëpunimin me njësitë e bashkëqeverisjes vendore në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitjen e tyre, përfshirjen e trupës veterinare në rritjen e vigjilencës dhe ndërgjegjësimit të fermerëve.

Aktualisht
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Janë marrë masat për kontrollin e lëvizjes së shpendëve nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje përkatësisht për qarkun Durrës, Dibër, Korcë dhe Fier.
• Po kryejmë monitorimin e vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.
• Po fuqizojmë flotën e veterinerëve zyrtarë
• Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Është e rëndësishme të theksojmë vazhdimisht se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta për konsumatorin.
Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

Në faqet web të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve mund të gjeni informacionin e nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët.

Ju faleminderit

Previous Vendimi i Bordit të Transparencës datë 25.3.2022

Leave Your Comment