Përfundojnë gërmimet në tunelin kryesor të Llogarasë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përfundojnë gërmimet në tunelin kryesor të Llogarasë

Tuneli i Llogarasë, një ndër veprat më të mëdha publike, ipozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt tëdrejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit, po jetësohet me ritme të shpejta në terren.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe EnergjisëBelinda Balluku për të parë nga afër ecurinë e deritanishme tëpunimeve, kur tashmë ka përfunduar procesi i gërmimit nëtunelin kryesor prej 5.99 kilometrash, ndërkohë që krahas tij do të jetë edhe një tunel emergjence me gjatësi 6.04 km.

Tuneli kryesor do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët.

“Është ditë e veçantë për ne këtu në tunelin e Llogarasë pasi kemi deklaruar që gjatë muajit shkurt do të hapej totalisht ky tunel, pra do të shikonim dritë në anën tjetër, në anën e Palasës por punimet janë nisur jashtë parashikimeve tona. Pavarësisht se kemi hasur dhe këtu disa probleme gjeologjike momentet e fundit përsa i përket një kaverne e cila ka pasur një gjatësi 25 m dhe 30 metra në tavan. Megjithatë janë ezauruar  të gjitha problemet dhe tashmë sot kemi perden e fundit për të hedhur dhe për tu hapur tuneli.

Nga ana tjetër në tunelin kryesor ne kemi nisur armatimin e betonit diku te 680 m. Gjithashtu duhet pasur parasysh që ky tunel ka dhe një tunel ndihmës. Në tunelin ndihmës ne kemi ecur rreth 3.5 km dhe mbetet akoma dhe pjesa tjetër për tu hapur.

Tuneli ndihmës lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 prejtë cilave janë dalje për automjete, ndërkohë 6 të tjerat janë për aksesin e këmbësoreve. Të gjitha këto hyrje janë duke u punuar, një pjesë e tyre kanë përfunduar kështu që të gjitha planet që kemi pasur më deri tani janë tejkaluar përsa i përket afateve kohore në të gjitha asketet, si në hapjen e tunelit kryesor ashtu edhe në atë ndihmës edhe në 11 hyrje daljet.

Lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë. Kështu që pjesa tjetër, pra 6 m, do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga automjetet, pra dy korsitë plus korsinë e shpejtësisë.”- detajoi Ministrja Balluku.e cila shtoi se synimi eshte qe vepra te dorezohet ne veren e vitit te ardhshem.

“Ne do e dorëzojmë veprën në 10 gusht 2024. Nuk duam të zotohemi sepse veprat infrastrukturore kanë gjithmonë të papritura. Synimi ynë është që në sezonin e 2024, pra 1 qershorin e 2024 e gjithë vepra, pra 7. 4 km sepse 6 km është tuneli dhe 1. 4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse, urat që do të lidhen direkt me pjesën e Palasës të jene gati në 1 qershor dhe operative për qytetarët. Ky është synimi i gjithë grupit. Unë falënderoj të gjithë skuadrat që  kanë qenë të angazhuara këtu, kanë mbajtur fjalën dhe  e kanë mbyllur hapur tunelin para  planit që ishte në kontratë. Dua të falënderoj të gjithë supervizorët, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kem skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizionin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer . duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet Long Range, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARSH-së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment,” – u shpreh ajo.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vleresoi punen cilesore te bere deri tani.’Shumë respekte, punë e shkëlqyer e me të gjitha standardet e me shpejtësi. Shumë respekte. Bravo!” – inkurajoi Kryeministri.

Previous Deklaratë e përbashkët me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski