Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, Manastirliu-Kumbaro: Do të rehabilitohet edhe spitali rajonal - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, Manastirliu-Kumbaro: Do të rehabilitohet edhe spitali rajonal

Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, e rindërtuar sipas standardeve më të mira në shërbim të banorëve të të gjithë qarkut. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, kanë inspektuar Poliklinikën e re në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
“Jemi në fazën e përfundimit të Poliklinikës së Gjirokastrës dhe të pajisjes së sak, për të siguruar që 14 shërbimët dhe specialitetet e ndryshme që ofron kjo poliklinikë, të ofrohen në standarte bashkëkohore dhe kushte optimale”- tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije një tjetër investim madhor i shëndetësisë pritet të fillojë në këtë qarkun e Gjirokastrës.
“Këtë vit realizojmë projektin dhe me buxhetin 2024-2025 fillojmë rehabilitimin edhe të godinës qendrore të spitalit të Gjirokastrës, ndërsa vijojmë investimet në teknologji, në pajisje mjekësore si grafia e re, aparatura e desimetrisë kockore, me laboratorin e ri, duke e çuar në një nivel të ri cilësinë e shërbimeve këtu në Bashkinë Gjirokastër”,- theksoi Manastirliu.
Duke vlerësuar punën bërë deri tani në shëndetësi për këtë qark, Ministrja Kumbaro tha se ky investim është tepër i rëndësishëm për gjithë qarkun.
“Besoj që spitalit rajonal të Gjirokastrës i kishte ardhur koha. Eshtë lajmi i mirë jo vetëm për Gjirokastrën, por për të gjithë qarkun, sepse të 7 bashkitë e qarkut praktikisht këtu e kanë qendrën edhe shërbimin e nivelit më të lartë”,- u shpreh Kumbaro.
Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen pagave të mjekëve specialistë me 500 dollarë këtë muaj: “Lajmi tjetër i mirë, dhe besoj që gjithë mjekët janë shumë të kënaqur, është se duke filluar nga muaji prill për mjekët specialistë do të ketë një rritjë të pagës prej 500 dollarë në muaj, nga ku do të përfitojnë mbi 2000 mjekë në sistemin tonë shëndetësor dhe jam e kënaqur që gjithashtu mjekët të cilët që tashmë po kryejnë 3 vjeçarin, pas përfundimit të specializimit, të gjithë do ta përfitojnë këtë mbështetje të rritjes së pagave. Gjithashtu mjekët e familjes dhe infermierët siç e kemi premtuar në masën 7%, dhe nga 2024 dhe më tej do të ketë dhe rritje të targetuar të pagave për mjekët e familjes dhe infermierët”,- tha Manastirliu.
Në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka përfunduar projekti për rehabilitimin e Poliklinikës, laboratorit dhe gjithashtu pajisje të reja mjekësore.
Pas ndërtimit të Spitalit Qendror, veprës më të madhe të dekadave të fundit, invetimet vijojnë me Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Spitalit Rajonal të Kukësit, teksa pritet fillimi i punimeve për rehabilitimin e Spitalit rajonal të Lezhës, Spitalin e Dibrës, Spitalin e Krujës; Poliklinikave të Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, teksa po finalizohet puna edhe në poliklinikën dhe Dibrës.
Previous Ibrahimaj në Konferencë: Ekonomia u rrit me 4.84 % në 2022, borxhi publik u ul në 64.6 %