Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët

Pagat e mjekëve specialistë rriten me 500 dollarë, ndërsa pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve rriten me 7%. Nga viti tjetër, sërish rritje page e targetuar për stafet mjekësore
Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në korpusin spitalor të Spitalit Universitar të Traumës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore.
“Pas përfundimit të Spitalit Qendror në QSUT, një vepër tjetër e rëndësishme po përfundon, investimi në godinën e sëmundjeve të brendshme në Spitalin Universitar të Traumës. Ky spital intern ka të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore që ne duam të kenë spitalet tona, për të ofruar shërbime dinjitoze ndaj pacientëve. Eshtë një spital, i cili ka kapacitete prej 60 shtretërish, me mundësi për t’u zgjeruar. Për herë të parë ne kemi edhe një investim në këtë godinë përsa i përket shërbimit të konsultave”,- tha Manastirliu.
Gjatë takimit me mjekët e Spitalit të Traumës, Ministrja Manastirliu nënvizoi se nga muaji tjetër, do të kemi një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialistë, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu edhe për mjekët dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor do të rritet në masën 7% këtë vit.
Në Spitalin e Traumës, ka përfunduar investimi në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, ku janë rritur kapacitetet dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve me standardet më të mira, me një kapacitet me 60 shtretër. Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qëndror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.
Previous Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, Manastirliu-Kumbaro: Do të rehabilitohet edhe spitali rajonal