Përmbledhje e Performancës Paraprake 11-Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake 11-Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 11-mujore (Janar-Nëntor 2023) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për 11-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.4% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 11-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 548.6 miliardë Lekë me një realizim në 95.8% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +6.8 përqind më të larta ose rreth +34.87 miliardë Lekë më shumë.

Niveli i suficitit, për periudhën 11-mujore të vitit 2023, rezultoi në rreth 37.8 miliardë lekë nga rreth 17.2 miliardë lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 9.17 miliardë Lekë.

Performanca Paraprake 11 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale, për 11-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 586.38 miliardë Lekë ose 99.4% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +63.48 miliardë lekë ose +12.1% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) u vlerësuan në masën 512.3 miliardë lekë, 47.1 miliardë ose 10.1% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 913 milionë ose 0.2% më pak se plani 11-mujor për vitin 2023, sipas AN nr. 5, datë 18.10.2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 197.5 miliardë lekë, 3.6 miliardë lekë ose 1.8% më pak se 11 mujori 2022, si dhe 2.5 miliardë lekë ose 1.3% më pak se plani i të ardhurave doganore për 11 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 11 mujorin rezultojnë 133.5 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 5.3% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 2.2 miliardë ose 1.6% më pak se plani për 11 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 53 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 508 milionë lekë ose 0.9% më pak se plani i akcizës për 11 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, 1.2 miliardë ose 31.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 95.1% kundrejt planit për 11-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 8.3 miliardë lekë, 667 milionë lekë ose 8.7% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe realizim në masën 103.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 11 mujorin 2023, u realizuan në masën 314.8 miliardë lekë, 50.7 miliardë ose 19.2% më shumë se 11 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.6 miliardë lekë, ose 0.5% më shumë se plani i 11 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 43.1 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 20% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe 556 milionë ose 1.3% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 11 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 11 mujore 2023 janë 18.9 miliardë lekë, 3.3 miliardë lekë ose 21.1% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe 2.4 miliardë lekë ose 14.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 11 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 57 miliardë lekë, 16.1 miliardë lekë, ose 39.3% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 2.3% më pak se plani i 11 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 53 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 28.3% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe 1.1 miliardë ose 2.1% më shumë se plani i 11 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 11 mujore 2023 u realizuan në masën 34.3 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 9% më pak se 11 mujori 2022, si dhe 329 milionë lekë ose 1% më pak se plani për 11 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 127.6 miliardë lekë, 19.3 miliardë lekë ose 17.8% më shumë se 11 mujori 2022, si dhe realizim 100.1 % të planit për 11 mujorin 2023.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën njëmbëdhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 548.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 6.8 përqind më i lartë ose rreth 34.9 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 11 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 78.6 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 77.7% te planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 5 datë 18.10.2023 (AN nr. 5).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97.4 përqind dhe 87.8 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në:

–        86.9 përqind dhe 59.3 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe

–        86.1 përqind dhe 53.7 përqind të planit vjetor sipas AN nr. 5.

Shpenzimet korente për periudhën 11 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 475 miliardë lekë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.3 përqind më i lartë ose rreth 48.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 11 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 73.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 16.5 përqind më i lartë ose rreth 10.4 miliardë lekë më shumë.

Grafiku 2: Shpenzimet korente dhe kapitale Plan vs Fakt 11-Mujori 2023 (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Niveli i suficitit për periudhën 11 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 37.8 miliardë lekë nga rreth 17.2 miliardë lekë suficit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar rreth 28.6 miliardë lekë më shumë.

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 11 Mujori 2023 (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Previous 30-vjet Shqipëria në IOM/Balla: Strategjia e re do ndihmojë për të çuar përpara qeverisjen dhe menaxhimin e migracionit