Përmbledhje e Performancës Paraprake 4 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake 4 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 4 – mujore (Janar-Prill 2023) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

 

Të ardhurat totale për 4 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 100 % të planit të të njëjtës periudhë.

 

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 4 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliard LEK me një realizim në 88.1 përqind të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +2 përqind më të larta ose rreth +3.4 miliard LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 4 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 33.9 miliard LEK nga rreth 10.8 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 18.9 miliard LEK.

 

Performanca Paraprake 4 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 4 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 206 miliardë Lekë ose 100 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +18.3 miliard lekë ose +9.7% më shumë.

Grafiku 1: Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

 

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 180 miliardë lekë, 14.8 miliardë ose 9% më shumë, krahasuar me vitin 2022, si dhe 5.6 miliardë ose 3.2% më shumë se plani 4-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 64.5 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 1.6% më pak se 4 mujori 2022, si dhe 777 milionë lekë ose 1.2 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 44.7 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4 % më pak se një vit më parë, si dhe 260 milionë ose 0.6% më shumë se plani për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 16 miliardë lekë, 956 milionë lekë ose 6.3% më shumë se viti 2022, si dhe 808 milionë lekë ose 4.8% më pak se plani i akcizës për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.1 miliardë lekë, 394 milionë ose 27.2% më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 70.8% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, 288 milionë lekë ose 12.1% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe realizim në masën 108.4% kundrejt planit.

 

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT),  për 4 mujorin 2023 u realizuan në masën 115.5 miliardë lekë, 15.8 milardë ose 15.9% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 6.4 miliardë lekë, ose 5.8% më shumë se plani i 4 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 15.8 miliardë lekë, 1.5 miliardë ose 10.8% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 19 milionë ose 0.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 4 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2023 janë 5.4 miliardë lekë, 1.6 miliardë lekë ose 40.7% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 133 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 25.8 miliardë lekë 7.9 miliardë lekë, ose 43.9% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 35.1% më shumë se plani i vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 18.1 miliardë lekë, 3.4 milardë lekë ose 23.5% më shumë se 4 mujori 2023, si dhe 1.5 miliardë ose 9.2% më shumë se plani i 4 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për peridhën 4 mujore 2023 u realizuan në masën 11.8 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 16.9% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 27.5% më pak se plani i përcaktuar për 4 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 44 miliardë lekë, 5.3 miliardë lekë ose 13.8% më shumë se 4 mujori 2022, si dhe realizim 106.2 % të planit për 4 mujorin 2023.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katër mujore të vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliard LEK me një realizim në masën 88.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 2 përqind më i lartë ose rreth 3.4 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 4 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 24.7 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 92 përqind dhe 80.5 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.3 përqind dhe 14.2 përqind të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 154.9 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 6.8 përqind më i lartë ose rreth 9.8 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 4 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 17.6 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 8.6 përqind më i lartë ose rreth 1.4 miliard LEK më shumë.

Grafiku 2: Shpenzimet korrente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

 

 

Niveli i sufiçitit për periudhën 4 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 33.9 miliard LEK nga 10.8 miliard LEK suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 78.6 përqind më i lartë ose rreth 14.9 miliard LEK më shumë.

 

 

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt  (në milion Lekë)

 

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Previous Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vlerësojë mundësinë e zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle