Përmbledhje e Performancës Paraprake 6 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake 6 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Njoftim për Media

 

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 6 – mujore (Janar-Qershor 2023) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 6 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 105 % të planit të të njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 273.7 miliard LEK me një realizim në 91.3 përqind të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.6 përqind më të larta ose rreth +9.6 miliard LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 6 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 46.2 miliard LEK nga rreth 6.3 miliard lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 15 miliard LEK.

 

Performanca Paraprake 6 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 6 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 319.9 miliardë Lekë ose 105 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +40.5 miliard lekë ose +14.5% më shumë.

Grafiku 1: Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

 

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 270.6 miliardë lekë, 24.9 miliardë ose 10.1% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 12 miliardë ose 4.6% më shumë se plani 6-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 102.9 miliardë lekë, 77 milionë lekë ose 0.1% më pak se 6 mujori 2022, si dhe 2.7 miliardë lekë ose 2.6 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 6 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 6 mujorin rezultojnë 70.7 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 2.5 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 1.5 miliardë ose 2% më pak se plani për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 26.4 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 675 milionë lekë ose 2.5% më pak se plani i akcizës për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.5 miliardë lekë, 785 milionë ose 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 63.2% kundrejt planit për 6-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.2 miliardë lekë, 336 milionë lekë ose 8.6% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe realizim në masën 107.9% kundrejt planit.

 

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT),  për 6 mujorin 2023 u realizuan në masën 167.8 miliardë lekë, 25 miliardë ose 17.5% më shumë se 6 mujori  i vitit të kaluar, si dhe 14.7 miliardë lekë, ose 9.6% më shumë se plani i 6 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 22.3 miliardë lekë, 3.7 miliardë ose 20% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 1.7 miliardë ose 8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2023 janë 9.1 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 15.9% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 610 milionë lekë ose 7.2% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 33.8 miliardë lekë 8.9 miliardë lekë, ose 35.8% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 7.7 miliardë lekë ose 29.4% më shumë se plani i 6 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, 6.2 milardë lekë ose 28.6% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 3.9 miliardë ose 16.4% më shumë se plani i 6 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për peridhën 6 mujore 2023 u realizuan në masën 17.6 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 14.9% më pak se 6 mujori 2022, si dhe 4.2 miliardë lekë ose 19.2% më pak se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 66.3 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe realizim 109.2 % të planit për 6 mujorin 2023.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2023, arritën në rreth 273.8 miliard LEK me një realizim në masën 91.3 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar ky zë ka rezultuar 3.6 përqind më i lartë ose rreth 9.6 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 6 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 39.2 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 95.4 përqind dhe 78.2 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 44.4 përqind dhe 24.8 përqind të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 242.9 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.3 përqind më i lartë ose rreth 16.6 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 6 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 30.8 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 2.6 përqind më i lartë ose rreth 783 milionë LEK më shumë.

 

Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliard LEK nga rreth 7 miliard LEK suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 87.5 përqind më i lartë ose rreth 16.9 miliard LEK më shumë.

 

 

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt  (në milion Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Previous Adresimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, për vizionin dhe drejtimet e punës, në detyrën e re