Politikat e qeverisë mbajtën nën kontroll inflacionin në vend, më i ulëti në rajon - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Politikat e qeverisë mbajtën nën kontroll inflacionin në vend, më i ulëti në rajon

Teksa e gjithë bota po përballet me sfidën e rigjetjes së ekuilibrave financiarë, pas tronditjes që shkakoi agresioni rus në Ukrainë, duket se ekonomia shqiptaria po ia del të përballojë valën e efekteve të kësaj krize.

Të dhënat e publikuara gjatë ditës së sotme nga Ministrja e Finacave Delina Ibrahimaj, tregojnë se ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të parë të vitit ka performuar pozitivisht në tre aspekte, atë të rritjes ekonomike, në aspektin e treguesve të tregut të punës, ashtu edhe në të gjithë tregtinë e zhvilluar në vend.

Në korrik të këtij viti raportohet se inflacioni rezultoi me një normë rritëse prej 7.5 %, ndërkohë që për 7 mujorin inflacioni mesatar ka qenë në vlerën 5.3 %. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por edhe me mesataren e BE, inflacioni në Shqipëri është shumë më i ulët.

“Shqipëria me një inflacion 7.5 % në muajin korrik është ndjeshëm më ulët se sa Maqedonia e Veriut e cila rezultoi me një rritje të çmimeve të konsumit vjetor me 16 %, Kosova 14.2 %, Serbia 12.8, Mali i Zi 14.9 %, ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është 8.9 %”, sqaroi Delina Ibrahimaj.

Për normën e ulët të inflacionit në vend kanë ndikuar politikat e ndërmarra nga qeveria, ato fiskale dhe ato monetare. Qeveria pati vendosur mbështetjen e familjeve më në nevojë, me qëllim financimin e rritjes së çmimit për ato familje që nuk mund ta përballojnë rritjen e çmimit. Gjithashtu u ngritën Bordet e Monitorimit për të kufizuar rritjen abuzive të çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve, e ndërthurur me politikën e subvencionimit të energjisë elektrike për familjet shqiptare dhe bizneset e vogla.

Sikurse sqaroi Ministrja e Financave, ndërthurja e të gjithë këtyre politikave, së bashku me mbështetjen për rritjen e çmimeve të karburanteve për ato sektorë të cilat kanë më shumë kosto në prodhim të ndërthurur me karburantin, ka mundësuar që deri më tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive.

Në anën tjetër, tregues domethënës i ecurisë pozitive të ekonomisë sonë, është treguesi i punësimit, ku për muajin qershor vendet e punës në vend arritën në nivelin 725.572 vende pune, një numër më i lartë se sa një vit më parë, 15.108 vende pune më shumë se sa një vit më parë.

Po ashtu, edhe treguesi i bizneseve aktive. Në korrik të vitit 2022 janë124.550 biznese aktive në vend, me një rritje prej 3.4 % me korrikun e vitit 2021, ose 4111 biznese më shumë dhe me një rritje prej 7 % në krahasimin me numrin e bizneseve në fund të vitit 2021 ose 8130 biznese më shumë.

Previous Incidenti në uzinën e Gramshit, ministri i Mbrojtjes viziton në spital dy ushtarakët e lënduar

Leave Your Comment