Pas disa muajsh punë intensive, është gati drafti i parë i Strategjisë Kombëtare të Rinisë.
Në një takim online me përfaqësuesit e të gjithë institucioneve, meqenëse rinia është ndërsektoriale, diskutuam të gjitha çështjet e përfshira në Strategji.
Hapat e radhës do të jenë:
– Konsolidimi i draftit në nivel institucional
– Konsultimi i mëtejshëm me të rinjtë dhe organizatat rinore për të rinjtë.