Fjala e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”

Monitorimi i territorit të Shqipërisë me teknologji të avancuar përmes satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 shënon një epokë të re në trashëgiminë hapësinore të Shqipërisë, ku objekti kryesor është monitorimi i territorit dhe sigurimi i qasjes në të dhënat e regjistruara nga satelitët.

Përpara institucioneve publike u prezantuan sot produktet e para të përftuara nga “Shërbimi Satelitor”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Rama.

 

Fjala e Zëvendës Kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku:

Përshëndetje të gjithëve!

I nderuar kryeministër,

Të nderuar kolegë,

Të nderuar të ftuar dhe pjesëmarrës,

Realizmi i shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë është një tjetër sfidë me të cilën jemi përballur, do të thoja me kënaqësinë më të madhe. Pavarësisht se qe një kohë kur ashtu siç bëjnë zakonisht me të gjitha projektet tona të mëdha, e kanë përfolur, janë tallur, janë bërë meme, por sot është një realitet dhe Republika e Shqipërisë padyshim do të përfitoj maksimalisht nga ky projekt strategjik.

Vizioni i Qeverisë Shqiptare për realizmin e këtij projekti ka bërë të mundur kapërcimin thelbësor në qasjen ndaj informacionit gjeo hapësinor duke ndjekur trendët globale të përdorimit të teknologjisë, së imazherisë inteligjente për të mbledhur informacion për tokën, për ujin, për nëntokën, për detin, për ajrin dhe për gjithçka tjetër i cili është informacion me vlerë për të gjithë sektorët që ne sot zhvillojmë.

Objekti kryesor i shërbimit satelitor është monitorimi i territorit dhe sigurimi dhe ofrimi i qasjes në të dhënat e regjistruara nga satelitët. Shërbimi satelitor do ti mundësojë Qeverisë Shqiptare autoritet të plotë menaxhimi mbi informacionin e përfituar nga shërbimi dhe sigurisht qëllimi është sigurimi i të dhënave për trajtimin e nevojave të institucioneve përfituese.

Me linçimin e dy satelitëve shqiptarë, Albania1 dhe Albania2 , në 3 janar të vitit 2023, Shqipëria është bërë vendi i dytë në rajon, pas Sllovenisë, i cili ka kostelacionin e saj të satelitëve në hapësirë. Me kostelacionin e dedikuar satelitor, Shqipëria bëhet pjesë e ekonomisë së re të hapësirës duke zhvilluar përfshirjen e saj në komunitetin hapësinor përmes shfrytëzimit të imazheve satelitore me rezolucion të lartë të cilat mundësojnë realizimin e ambicieve tona si vend anëtar i NATO-s.

Ndërmjet shërbimit (CaaS) – “constelation as a service”, pushtetit qendror dhe atij lokal ju jepet mundësia, që të menaxhojnë informacionet imazherike të mbledhura nga kjo flotë satelitësh mbi një zonë të caktuar interesi dhe të zhvillojnë një program imazhi me frekuencë, rezolucion dhe kosto efektive.

Nëpërmjet realizimit të këtij projekti vendit do ti mundësohet adresimi i çështjeve urgjente që përfshijnë menaxhimin e bujqësisë, kulturat e paligjshme, aktivitetin e ndërtimit të paligjshëm, monitorimin e përmbytjeve dhe zjarreve, si dhe përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara, por gjithashtu do të kemi edhe monitorimin mjedisor përmes imazheve me cilësi të lartë dhe kapacitet në të gjithë vendin.

Një ekip ekspertësh nga të gjitha këto institucione të përfshira ka nisur prej kohësh trajnimin Satelogic, për përdorimin e teknologjive të avancuara për përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore. Ndërkohë sipas planit dhe kërkesave të institucioneve publike, po përpunohen imazhet satelitore, duke siguruar një fotografim cilësor të mbulesës së tokës me qëllim krijimin e hartës bazë të Shqipërisë për të ofruar mundësinë e analizave krahasuese ndër vite.

Ekipi i trajnuar i ASIG po ndërton raste dhe shembuj që do të jenë në ndihmë të institucioneve publike për të analizuar dhe marrë vendime në kohë sa më të shkurtër. Duhet thënë që nuk e kemi pasur në favorin tonë motin 6 muajt e parë, pasi satelitët kanë nevojë për shikim të qartë të mbulesës së sipërfaqes së tokës. Na është dashur që të kërkojmë ndihmë dhe Satelogic këtu duhet ta them, bashkë me kolegun, ministrin e Mbrojtjes, kemi pasur mbështetjen maksimale nga Satelogic dhe na janë përgjigjur edhe me shtesa të satelitëve të tjerë pikërisht për shkak të kohës jo të mirë që kemi pasur nga janari dhe deri më sot. Megjithatë kemi arritur që të mbulojmë me imazheri 47% të sipërfaqes së vendit ose e përkthyer në kilometra katrorë 13 416 km2, nëpërmjet kapjes së 111 imazheve, strishave që i quajmë ne, të cilat kanë një gjerësi prej 5 kilometrash dhe më pas në mënyrë rigoroze kemi përpunuar imazhet dhe pamje të cilat ofrohen me rezolucionin dhe performancën e kërkuar.

Shqipëria me futjen e shërbimeve satelitore është duke avancuar drejt përdorimit të teknologjive të avancuara, si inteligjenca artificiale, machine learning dhe deep learning. Kështu nëpërmjet dixhitalizimit automatik është arritur që me anë të inteligjencës artificiale dhe metodës “deep learning”, kemi marrë shembuj të ndryshëm të cilët ne krijojmë modele prej tyre dhe më pas aplikohen mbi imazhe të ndryshme për të arritur objektivin final.

Duke qenë se në fillimet e këtyre teknologjive, ekipet po punojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të modeleve me qëllim rritjen e përqindjes së saktësisë, ku deri tani për disa modele është arritur një nivel saktësie rreth 80% që është nivel konsiderueshëm i lartë.

Dua të falenderoj gjithashtu drejtuesen e ASIG-ut. Dua të falenderoj të gjithë gratë dhe burrat që punojnë në ASIG për punën dhe përkushtimin që kanë, por gjej rastin për të falenderuar të gjithë ministrat kolegë të cilët janë përfshirë në këtë proces dhe ne na është dashur që të bashkëpunojmë pasi ngritja e kapaciteteve nuk ka të bëjë vetëm me imazhierët dhe përpunuesit operatorë të ASIG-ut, por ka të bëjë me të gjithë ato trupa që do ngrihen pranë çdo ministrie dhe që do të jenë përdoruesit final të produktit që vjen nga satelitët, duke bërë kështu që ne atë produkt që do të marrim të ketë rezultate dhe të jetë efiçent për të gjithë sektorët.

Sot do të kemi mundësinë që të ndjekim edhe shembujt konkretë të cilët kanë ardhur si rrjedhojë e përpunimit të imazheve, pra të atij imazhi që i përket 47% të mbulimit të territorit, pra mbi 13 mijë kilometra katrorë dhe kemi zgjedhur pikërisht disa nga çështjet më kritike, siç janë përmbytjet apo zjarri të cilat trajtohen nga emergjencat civile dhe sesi do të vijnë në ndihmë të grupeve tona operacionale, si do ti paraprijmë këtyre problematikave, por dhe sesi do të vlerësojmë dëmet që krijohen nga këto problematika.

Shumë faleminderit për vëmendjen dhe besoj që sot do të merrni një shije të plotë të gjithë produktit që ne kemi punuar prej kohësh.

Previous Prezantohen produktet e para të “Shërbimit Satelitor” përmes “Albania 1” dhe “Albania 2”