Prezantohet paketa e kritereve dhe procedurave të reja për kualifikimin 20-vjeçar të mësuesve, për marrjen e kategorisë së parë “Mësues Mjeshtër” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prezantohet paketa e kritereve dhe procedurave të reja për kualifikimin 20-vjeçar të mësuesve, për marrjen e kategorisë së parë “Mësues Mjeshtër”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit parauniversitar organizuan një takim për prezantimin e kritereve dhe procedurave të reja për kualifikimin e mësuesve, të fokusuar kryesisht në ndryshimet e kualifikimit 20 vjeçar për marrjen e titullit “Mësues Mjeshtër”.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se ky proces i kualifikimit 20 vjeçar të mësuesve, parashikohet të mos ketë një provim si ai që bëhet dhe për kualifikimin 5 vjeçar apo 10 vjeçar, por në administrimin e zyrave vendore arsimore, mësuesi apo kandidati për kualifikim 20 vjeçar do të japë një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve të rrjetit profesional, të drejtuesve të shkollës, përfaqësuesve nga këshilli i prindërve, ekipi lëndor etj. Paketa e kritereve dhe procedurave është përgatitur nga ASCAP dhe është vendimi që me anë të udhëzimit të bëhen këto ndryshime të nevojshme.

Ky hap, sipas ministres Kushi, ndërmerret për të lehtësuar mësuesin, por pa dëmtuar cilësinë e vlerësimit dhe për ta ngritur mësuesin në një nivel të ri.

“Ne kemi plotësisht besim tek mësuesit tanë që dhe këtë procedurë të re, këtë mënyrë të re do ta vlerësojnë siç duhet dhe do të përfaqësohen, do të prezantohen me dinjitet”.

Znj. Kushi shtoi se ndër vite është punuar jo vetëm për rritjen e cilësisë së arsimit, por edhe për vlerësimin e mësuesve dhe mbështetjen e tyre, vlerësimin me dinjitet të mësuesve, duke nisur që nga portali “Mësues për Shqipërinë” i cili garanton punësimin me meritokraci dhe transparencë të mësuesve.

“Vitin e kaluar, në bashkëpunim dhe me ASCAP ne në mbështetje të vazhdueshme të mësuesve, dhe lehtësimit të punës së tyre, prezantuam paketën e re të vlerësimit të nxënësve, pikërisht për ta lehtësuar mësuesin nga disa aspekte burokratike të punës së tij dhe të fokusohej më shumë tek komunikimi i drejtpërdrejt, tek puna me nxënësit. Po kështu, ne praktikën 9-mujore të mësuesve të rinj përpara licencimit, vitin e kaluar e reduktuam në 3 muaj, pikërisht për të shkurtuar kohën që i duhet një studenti, një kandidati për mësues deri në punësimin e tij pas konkurrimit tek portali ‘Mësues për Shqipërinë’”- u shpreh ministrja.

Previous Deklarata e MEPJ, Xhaçka pas mbledhjes së sotme të qeverisë