Prezantohet projekti i spitalit të Dibrës, Manastirliu-Balluku: Hyn në fuqi rritja historike e pagave për bluzat e bardha - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prezantohet projekti i spitalit të Dibrës, Manastirliu-Balluku: Hyn në fuqi rritja historike e pagave për bluzat e bardha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, kanë vizituar Spitalin Rajonal Dibër, ku është prezantuar projekti për rehabilitimin e spitalit, një investim madhor për shëndetësinë në qarkun e Dibrës.
“Pjesë e planit spitalor është rehabilitimi i plotë i Spitalit Rajonal Dibët, një spital i cili në 2 vitet e ardhshme do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital i cili të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, shërbimin obstretrik-gjinekologjik dhe të gjithë infrastrukturën duke filluar nga imazheria, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacioni”,- theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen historike të pagave për mjekët specialistë, mjekët e familjes dhe infermierët, që hyn sot në fuqi.
“Janë 11 mjekë specialistë që janë shtuar në këtë spital, duke filluar me shërbime shumë delikate sikurse është shërbimi i kirurgjisë, siç është shërbimi i reanimacionit sikurse janë shërbimet e tjera esenciale. Ne punojmë me vizionin për të krijuar mundësinë që çdo qytetar shqiptar të ketë një shërbim shëndetësor të aksesueshëm, cilësor dhe afër vendbanimit. Tashmë mjekët tanë specialistë do të vlerësohen me një rritje page historike në spitale, edhe në poliklinika, duke i mbështetur me 50 mijë lek të reja në muaj mbi pagën e tyre, dhe nga ana tjetër për mjekët dhe infermierët tanë ne do të kemi gjithashtu një rritje të pagës prej 7% këtë vit dhe në vitin 2024 -ashtu sikurse ne jemi zotuar- do kemi një rritje page të targetuar për ju, për infermierët kudo, në spitale, qendra shëndetësore dhe gjithashtu edhe për mjekët e përgjithshëm”, tha Ministrja Manastirliu.
Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha në këtë qark, Zv/ Kryeministrja Balluku, tha se ky investim është tepër i rëndësishëm për qytetarët e këtij qarku.
“Ngritja e një spitali rajonal sipas paramentrave dhe kritereve që ne tashmë i aplikojmë në gjithë Shqipërinë është e rëndësishme për Dibrën. Infrastruktura spitalore ka ndryshuar rrënjësisht, sepse ka qënë vizion i qeverisë shqiptare që ne t’ju ofronim jo vetëm qytetarëve, por edhe mjekëve një mjedis të denjë për të punuar. Disa prej jush nuk janë dibranë, për pak ditë hapet plani i bardhë dhe rrugën që sot e bëni për dy orë e çerek do e bëni për 1 orë e 30 minuta. Ne besojmë që për pak muaj do të hapet edhe tuneli i madh, ku kanë ngelur 300 metrat e fundit dhe ju nga Tirana do jeni vetëm 1 orë e 10 minuta”,- tha Balluku.
Ministret Manastirliu dhe Balluku kanë inspektuar nga afër edhe poliklinikën e Spitalit Dibër, e cila është drejt përfundimit të punimeve.
Pritet të filloj puna për rehabilitimin e plotë të Spitalit Rajonal Dibër e cila po rindërtohet me kushte bashkëkohore për banorët e këtij qarku.
Previous Gjirokastër: Ndeshjet finale të volejbollit