Prezantohet projekti “Mendimi im, Forca ime” / Kushi: nxisim mendimin kritik dhe aftësitë krijuese - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prezantohet projekti “Mendimi im, Forca ime” / Kushi: nxisim mendimin kritik dhe aftësitë krijuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi projektin më të ri, i cili ka për qëllim nxitjen e mendimit kritik dhe aftësive krijuese tek nxënësit, si dhe shkrimin bukur, saktë dhe me argumenta të gjuhës sonë shqipe.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi gjatë një bashkëbisedimi me nxënës gjimnazistë ka dhënë informacion se si do të organizohet projekti.

Në bazë të çështjeve të aktualitetit apo programit mësimor do të caktohet një temë javore.

Më pas kjo temë do t’i dërgohet ZVA-së së përzgjedhur ditën e hënë për t’ia shpërndarë të gjitha gjimnazeve në varësi.

Gjatë javës nxënësit do të kenë mundësi të njihen dhe të punojnë me temën.

çdo shkollë do zgjedhë esenë apo krijimin artistik më të mirë dhe më pas Rrjeti Profesional i Mësuesve të Gjuhës dhe Letërsisë do përzgjedhë 3 esetë më të mira.

Ditën e premte, komisioni i këtij projekti do të përzgjedhë esenë fituese të javës, e cila edhe do publikohet në këtë faqe.

Çdo tre muaj do të zhvillohen edhe klube debati mes nxënësve fitues për tematika të caktuara.

Previous 110 vjet, Policia e Shtetit/13 janar 1913-2023