Prezantohet projekti për Parkun tematik Retro Bulqizë 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prezantohet projekti për Parkun tematik Retro Bulqizë 2024

Parku tematik Retro Bulqizë 2024, është projekti inovativ turistik që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë të veriut të vendit, e në mënyrë të veçantë të qarkut Dibër, ku rruga e Arbrit ka sjellë një ndryshim të madh në shumë drejtime. Projekti rivitalizon ndër të tjera një zonë minerare, duke ndërtuar aty një aset tjetër turistik, Divizionin, i cili do të kthehet në një nga nuklat më të rëndësishme të turizmit. “Divizioni” i rilindur do të ketë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për ata që do të duan të ndalen kalimthi apo të qëndrojnë më gjatë në eksplorimin e natyrës magjike të kësaj zone.

Fjala e Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku:

I nderuar Kryeministër,

Të dashur qytetarë të Bulqizës, Matit, Klosit dhe Dibrës,

Të dashur kryetarë të bashkive të këtyre katër zonave, kaq të dashura për mua, që për të thënë të drejtën sot, përveç faktit që jam shumë e lumtur, që një projekt që kryeministri e ka premtuar në qarkun e Dibrës do të kthehet në një projekt të vërtetë, do të kthehet në një realitet.

Unë jam e lumtur edhe për faktin që jam prapë këtu me ju, siç më dihet pika e dobët për qarkun e Dibrës. Por, mbi të gjitha jam e kënaqur që pas një pune shumë intensive të FSHZH-së për të ngjizur një projekt, i cili nuk është thjesht një projekt rehabilitimi i një zone të lënë pas dore prej kohësh. Nuk është thjesht një projekt, i cili ka të bëjë me nxitjen e turizmit në qarkun e Dibrës, sidomos në zonën e Bulqizës, por mbi të gjitha është një projekt, i cili kërkon të inkludojë brenda zhvillimit të tij edhe shumë grupe në nevojë, siç janë këtu gratë kryefamiljare apo edhe vajza e djem, të cilët fatkeqësisht për shkak të ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në minierat e këtij qyteti sot kanë familje më të vogla, familje të cilat kanë vuajtur shumë, por pa dyshim ne kemi treguar kujdesin tonë, si bashkia ashtu dhe qeveria qendrore.

Duhet të them që ky është një projekt që kur e nisëm dhe kur kemi ardhur për herë të parë këtu me Tanin, për të vizituar të gjithë këto ndërtesa të abandonuara, dukej sikur nuk do të ndodhte kurrë. Kur e kemi ndarë me ju dhe kemi treguar të gjitha detajet sesi planifikohej të bëhej të gjithë kanë qenë skeptikë me idenë që është zonë e komplikuar që disa nga këto banesa apo nga këto ndërtesa janë të zaptuara, megjithatë ne sot jemi në ditën e lumtur për të ndarë me ju projektin. Për të ndarë projektin, një projekt turistik, i cili përveç të tjerash do të ketë dhe vlera muzeale, një projekt që synon që të gjitha ndërtesat që na rrethojnë, duke nisur nga kjo që ndodhet pas meje që do të kthehet në një treg të mirëfilltë, modern, për të tregtuar të gjitha produktet e zonës së Bulqizës, zonës së Klosit, të Matit, pse jo dhe të Dibrës. Për të treguar sesi do të kthehen të gjitha këto ndërtesa që na rrethojnë, disa prej tyre do të ringrihen nga e para, disa prej tyre do të rikonstruktohen në njësi hotelerie, në njësi shërbimesh për të gjithë ata vizitorë që mund të vijnë dhe me kamperat e tyre këtu për të qëndruar apo nga ana tjetër sesi do të kthehen në një pjesë të një parku të madh argëtimi, jo vetëm për të gjithë qytetarët e qarkut, por edhe për qytetarët e Tiranës.

Ky ka qenë synimi fillestar, sesi do të bënim që të gjithë qytetarët e Tiranës të vinin gjatë fundjavave këtu, duke nisur nga e premtja, por për të ndenjur sa më gjatë, duke pasur aktivitete të cilat do të garantohen nga ky park i madh turistik që do të quhet divizioni.

Tashmë qarku i Dibrës prej vitesh ka marrë një vëmendje të veçantë nga vizitorët shqiptarë, por dhe ata të huaj. Shifrat rriten dita ditës dhe për të thënë të drejtën për mua ka qenë një kënaqësi shumë e madhe kur unë nuk gjeja lehtë një bujtinë në Peshkopi për të fjetur, duke qenë se të nesërmen duhet të filloja që në mëngjes ditën me takime me Rahimin, Almën dhe të gjithë kolegët e tjerë. Ishte kënaqësi shumë e madhe kur thonin i kemi të prenotuara, i kemi të mbyllura prej javësh. Ndaj unë besoj që e njëjta gjë do të ndodhë këtu në Bulqizë. Edhe Bulqiza, e njohur si një zonë minerare, si një zonë me histori të trishta, do të kthehet në një nga pikat turistike më të rëndësishme, për më tepër duke qenë tashmë si një lagje e Tiranës.

Unë sot kalova, tek vija këtu, sërish nga tuneli i Murrizit pasi është vepra infrastrukturore më e komplikuar që ne kemi pasur deri më sot. Një tunel i cili është i derdhur i gjithi në hekur tashmë për shkak të gjeologjisë shumë të vështirë dhe për shkak të burimeve ujore, të cilat për të thënë të drejtën, rriten në volumet e tyre çdo herë që ka prurje shiu. Dhe sot kam parë sesa kishte avancuar puna. Sot kam parë që kanë mbetur vetëm disa qindra metra për të mbaruar me të gjithë armatimin e këtij tuneli të hekurt, por nga ana tjetër sot kam parë se si do të jetë pas pak muajsh kalimi direkt nga Shkallja e Tujanit, ku u mbyllën të gjitha problematikat me skarpatet, në tunel të Murrizit dhe më pas për të vazhduar në të gjitha tunelet dhe urat e mahnitshme që ka Rruga e Arbrit e për të vazhduar pastaj deri në pjesën e lotit të ri që është ai që lidh Maqellarën me Peshkopinë duke e shkurtuar me disa kilometra.

I referohem shpesh Rrugës së Arbrit pasi përdoret në mënyrën më brutale nga opozita për të fajësuar qeverinë. Për ta fajësuar për çfarë? Për ta fajësuar për veprën më interesante dhe më të komplikuar infrastrukturore e cila e solli Dibrën, Peshkopinë, jo thjesht qarkun, vetëm një orën e 10 minuta nga Tirana. Për ta fajësuar për atë çka ata nuk bënë kurrë dhe që ne e bëmë realitet. Për ta fajësuar që Qeveria Rama nuk investon në veri, investon vetëm në jug. Një gënjeshtër e madhe. Ne sot e kësaj dite vazhdojmë dhe ndërtojmë pjesët e lëna në rrugë të Rrugës së Kombit. Qeveria Rama është ajo që po ndërton dhe po përfundon Rrugën e Arbrit. Qeveria Rama është ajo që po ndërton rrugën e cila do ta lidhë Dibrën edhe me qarkun e Elbasanit. Tashmë jemi në fazën e fundit të lotit nga Ura e Cerenecit dhe deri në Librazhd, duke i dhënë kështu një akses tjetër këtij qarku të mrekullueshëm.

Unë do ta mbyll këtu fjalën time, pavarësisht se kam shumë për të thënë për ju dhe për Dibrën. Dhe për Bulqizën, Matin dhe Klosin, pasi tani është momenti që ti lënë radhën projektuesve që të prezantojnë në detaje këtë projekt kaq të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës dhe për përfshirjen e të gjithë atyre shtresave në nevojë.

Shumë faleminderit.

Previous Nis programi ALBAadpt, Kumbaro: 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukutrës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike