Programi IPARD III,  financim i konsiderueshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi IPARD III,  financim i konsiderueshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare

IPARD III është programi i BE për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, i cili u prezantua sot dhe që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Programi IPARD III për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas suksesit të përthithjes së fondeve të IPARD II nga ana e Shqipërisë.

“BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD III, një proces mjaft i rëndësishëm ardhur pas një pune shumë të madhe, një buxhet që shkon 112 milion euro nga pala europiane. Së bashku me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro e çon këtë program në 146 milionë euro.” – informoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca në takimin prezantues me fermerë, agropërpunues, përfitues të skemës së financimit, si dhe partnerë europianë në sektorin e bujqësisë, ndërsa ndau lajmin se  “Në Programin IPARD III ne shkojmë drejt akreditimit për 9 masa financimi. E vëmë këtë program në funksion të objektivave tona të zhvillimit, drejt një bujqësie të qëndrueshme, por të përafruar me politikat e BE, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që adopton sot 9 masa financimi për këtë program.”

Kryeministri Rama, në fjalën e tij e vlerësoi financimin si një rrugë të hapur drejt suksesit për të gjithë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë. “Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ata që do të donin të zhvillonin më tutje sipërmarrjen. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme ne jetën rurale të vendit tonë.”

* * *

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Prezantimin e Programit të BE IPARD III, në mbështetje të bujqësisë:

“Së pari shumë faleminderit për mundimin që pjesa dërrmuese prej jush keni bërë për të ardhur këtu dhe për të kremtuar bashke me ne, një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e rilindjes së bujqësisë që është aprovimi i një tjetër shume të konsiderueshme financimi nga BE për Shqipërinë, shumë e cila është më shumë se 50% më e lartë sesa shuma e financimit për pjesën që së bashku kemi mundur të vëmë në punë.

Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë dhe më e gjerë për gjithë ata që do të ndjekin shembullin tuaj fantastik dhe natyrisht për të gjithë ju që do të doni të zhvilloni më tutje sipërmarrjen tuaj. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme në jetën rurale të vendit tonë e cila u vonua në fakt për shumë e shumë vite dhe unë dua këtu të bëj një vlerësim  të veçantë për Fridën, e cila i vlerësoi të gjithë të tjerët me të drejtë, kështu që më takon të bëj këtë vlerësim, jo formalisht, por sepse është merita e saj që e transformoi Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në një makineri të vërtetë financimi përmes arritjes së kreditimit të agjencisë nga BE që ishte pjesa më e vështirë.

Dhe fakti është që nën lidershipin e Fridës Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural u kthye nga problemi në zgjidhjen për shumë çështje të mprehta të sektorit ku deri kur ne morëm detyrën pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës, për të mos folur për standardet të cilat garantoheshin me përpjekje të mëdha me aq sa ishin mundësitë nga grumbulluesit dhe në ndërkohë agropërpunimi ishte në belbëzim me disa realitete sporadike tek-tuk, por gjithnjë me njerëz të punës që ishin totalisht të braktisur nga shteti.

Sot realiteti është krejt ndryshe, jo në sensin që ne jemi aty ku duhet të jemi, por në sensin që është hapur rruga e duhur tani për të gjithë ata që duan të vrapojnë më shpejt.

Dhe ju jeni ndër ata që kanë vrapuar më shpejt dhe për këtë arsye përfaqësoni këtu realitete të prekshme të një transformimi konkret dhe jeni shembulli që fjalët që  themi ne, lidhur me si mund të bëhet sukses në bujqësi nuk janë dëshira, por janë thjesht fjale që kanë mbështetje në fakte.

Kur ne flasim për potencialin e agroturizmit nuk është më një e folur që bazohet në çfarë kemi menduar duke bërë analizat tona, as një e folur që bazohet në si dëshirojmë ne që të jetë realiteti i njerëzve që kanë prona, kanë shtëpi të gjyshërve të tyre në zona ku është shumë e vështirë të krijosh kushte për një prodhim intensiv apo në zona ku infrastruktura e bën tejet të kushtueshme nxjerrjen e produktit në treg, ndërkohë që pikërisht aty mund të ndërtohet një sipërmarrje, e cila bën sukses, pikërisht aty mund të investohen kursimet e punës në emigracion dhe të fitohet dyfish, trefish, pesëfish më shumë sesa fitohet nga puna në emigracion sepse dihet botërisht që turizmi është eksport dhe nuk është ofruesi i shërbimit apo i produktit që shkon tek konsumatori, por është konsumatori që vjen te ofruesi  i shërbimit dhe kërkon produktin.

Sot realiteti i agroturizmit, i cili është ende në një fazë të parë flet vetë, flet vet realiteti i një numri të konsiderueshëm në raport me numrin zero që kishim kur nisëm këtë punë familjesh të cilat bëjnë sukses. Flet vet edhe kjo situatë këtu ku jemi, jo rastësisht të mbledhur sepse ja çfarë është bërë në një zonë ku ka prodhim, në një zonë ku ka njerëz të punës, në një zonë ku ka fermerë, të cilët gdhihen dhe ngrysen duke u kujdesur për tokën, por ku deri dje kishte probleme nga fillimi deri në fund për të arritur për të marrë mbrapsht nga gjithë djersa e kulluar mbi tokën vlerën e arsyeshme të punës.

Sot nuk është më fermeri që duhet të dalë në rrugë dhe të shesë prodhimet, sot është grumbulluesi këtu që 500-600 fermerë në këtë rast i ka kontratuar me marrëveshje për t’ju marrë prodhimin dhe për t’u kujdesur ai për shitjen, ndërkohë që fermerët punojnë të qetë sepse e kanë prodhimin e tyre të shitur paraprakisht.

Flet shumëkush për bujqësinë që po vdes, për bujqësinë që s’ka, s’merr dot më frymë, për bujqësinë që nuk ka më asnjë perspektivë, për fshatin që po braktiset përfundimisht dhe s’ka kush të punojë tokën dhe flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje ose njerëz që mund të jenë të lidhur me fshatin, por nuk duan të kuptojnë se rruga e bërjes sukses ka ndryshuar tërësisht, nuk është më rruga e vjetër.

Rruga e vjetër e të punuarit vetëm, e të dalit vetëm në treg dhe e të fituarit vetëm nuk funksionon më, duhet bashkim forcash. Bashkim forcash ku secili ka pjesën e vet për atë pjesë të procesit që i takon atij, jo bashkim forcash si dikur, por bashkim forcash ku tjetërkush e punon tokën, tjetërkush e ofron farën dhe fidanin dhe mënyrën si trajtohet, tjetërkush e bën grumbullimin dhe pastaj të gjithë bashkë bëjnë shitjen. Dhe për të gjithë ata që flasin unë kam një shembull shumë të thjeshtë, nuk ka qenë para 100 vitesh, por ka qenë para 7-8 vitesh që autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga fruta perimesh.

Ju kujtohet shumë mirë, ec dhe në çdo kilometër kishe tezgat të mbuluara me fier, me fermerë, fshatarë që rrinin atje në mes të diellit për të shitur frutat dhe perimet. Ky ishte tregu bujqësor i Shqipërisë, nëpër rrugë.  Ku janë sot? Pse s’ka më?

Mund të ndodhë për mua që i di të gjitha përmendesh të gjitha rrugët e Shqipërisë sepse i kam bredhur shumë herë, ka kohë që s’më ndodh që të shoh tezga të shtrira, me dhjetëra metra, të mbuluara me fier që shesin, makina që ndalojnë për të blerë. Nuk ka më sepse është ngritur një sistem tjetër, ka shumë pika grumbullimi. Duhet të bëjmë akoma më shumë sepse ka akoma zona që kanë nevojë të kenë pikat e tyre të grumbullimit për të mos harxhuar në mënyrë të paarsyeshme, për ta çuar prodhimin nga ara në pikën e grumbullimit por janë pikat e grumbullimit sot ashtu sikundër janë të gjitha linjat e eksportit sot dhe në të njëjtën kohë, sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte para 7-8 vjetësh.

E punon sot, prej disa vitesh tanimë, sepse përveçse është krijuar një tjetër sistem, përveçse është stimuluar grumbullimi me këto masa, përveçse është stimuluar agro-përpunimi më këto masa, është punuar për të hapur rrugët për ujin në arë dhe sot Shqipëria me gjithë krizën e përbotshme, me gjithë pasojat e luftës mbi kostot, ka përsëri rritje të eksportit në këtë periudhë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar që s’kishte luftë. Këto janë fakte, fakte kokëforta.

Sot Shqipëria nga raporti 1 me 7 që e kishte eksportin me importin e prodhimeve ushqimore, e ka 1 me 3 që do të thotë importon më pak, eksporton më shumë. Importon më pak sepse tregu i brendshëm garanton më shumë furnizim dhe eksporton më shumë sepse ka më shumë prodhim dhe ka dhe eksport, por sigurisht sado që të flasim dhe sado të përpiqemi që t’i vëmë përballë faktet atyre që megjithatë do të vazhdojnë të flasin, ajo që ka rëndësi është që të vazhdojmë të tërheqim sa më shumë njerëz në këtë rrjet, një rrjet fantastik njerëzish si ju dhe plot të tjerë që s’janë këtu dhe që janë arsyeja se përse afro 500 investime cilësorë me standarde të Bashkimit Europian duke përfituar nga fonde të BE, janë sot në realitetin shqiptar dhe na takon ne që këto fonde plus që kemi siguruar, t’i vëmë në punë. Pra ne dhe ju dhe ata si ju dhe të tjerë që mund të kenë qenë mosbesues deri sot por që dhëntë Zoti i hapin sytë dhe të shohin se çfarë bëhet, se e shohin përmes jush dhe përpiqen ta bëjnë si ju. Ju këtu jeni me një parti mbi të gjitha partitë që është partia e punës, dakord? Partia e punës! Ndërkohë që këto partitë e tjera pastaj, secili ka mendjen e vet, secili ka zgjedhjen e vet por kur vjen puna tek puna dhe tek partia e punës ne jemi këtu për të vlerësuar të gjithë ata që parti të tyre kanë punën dhe vetëm punën, në radhë të parë. Pastaj kur mbarojnë punën, shesin edhe domatet, shesin edhe patatet, një të dielë në 4 vjet shkojnë dhe votojnë, puna e  tyre.

Fakti që këtu nga ky program përfitues janë të gjithë, ata që flasin me punën e tyre dhe nga ky program nuk përfitohet më përmes partisë, nuk përfitohet më përmes parasë apo korrupsionit, nuk përfitohet më përmes tarafit, kuptohet nga një gjë shumë e thjeshte. Nga fakti që Bashkimi Europian e akreditoi agjencinë, në vitin 2018. Nuk e akreditonte më përpara sepse BE ka të gjitha strukturat dhe të gjitha mekanizmat për të verifikuar se kë po certifikon. Kë të certifikonte? Si ta certifikonte? Ata që vazhdojnë sot bërtasin “bujqësia, bujqësia”? Jepini më shumë para bujqësisë ndërkohë që po t’i bashkojmë fondet e dhëna nga buxheti dhe fondet e BE-së, është financimi me i madh me herë që i është bërë bujqësisë ndonjëherë dhe kur BE certifikon dhe financon do të thotë që koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie dhe ato pak para që jepeshin, jepeshin me parti, ka vdekur. Koha kur jepeshin paratë për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonte tek partia, ka vdekur.

Unë u bëra vite në këtë punë dhe siç jeni ju në raport me punën tuaj që e shihni fushën nga larg dhe e kuptoni se sa nxjerr ajo fushë edhe unë ju shoh dhe e dalloj nga larg se kush janë demokratët, edhe ja ku jeni këtu të nderuar e të respektuar. I di kollaj fare, të gjithë socialistët megjithëse s’i kam parë ndonjëherë, duken, komplet, megjithatë kjo nuk ka pikë rëndësie. Ne këtu jemi për partinë e punës.

Ju falendeoj shumë të gjithëve si anëtarë të partisë së punës, demokratë dhe socialistë dhe i them të gjithë atyre që na ndjekin që ne jemi në dispozicion të çdokujt që beson tek ky vend, që beson tek kjo tokë dhe që kupton se koha kur shteti vinte atje të t’i zgjidhte të gjitha dhe ti rrije, ka mbaruar.

Kjo është një kohë kur të gjithë duhet të vrapojnë dhe ne duhet të jemi në krahë dhe do t’i jemi në krah kujtdo që vjen me projekte bindëse, sepse Bashkimi Europian aq sa është i mirë, aq është edhe i keq. Nuk do të dije fare se ke apo s’ke, po nuk ishe në gjendje t’i vësh përpara projektin bindës që paratë që po të jep, do shkojnë për atë punë që po kërkon, nuk t’i jep paratë, shumë e thjeshtë.

Prandaj siç e dini dhe ju vetë, në fillim mund të keni qene më konfuzë, mbase keni humbur edhe në pjesëmarrje të caktuara dhe iu është kthyer mbrapsht aplikimi si i papërshtatshëm, por keni investuar në këtë pjesë, keni mësuar si bëhet projekti, keni mësuar si të krijoni më shumë fuqi ekspertize edhe ja ku jeni këtu. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë dhe duhet të bashkohen. Nuk ka rëndësi se sa të madhe e ke ngastrën, ka rëndësi se më kë je bashkuar ose s’je bashkuar. Ti mund të kesh një ngastër shumë të vogël, nuk do vijë shteti të të bashkojë më në kooperativë, por ti bashkohesh me atë që ka ngastrën tjetër, e tjetrin e tjetrin dhe secili merr atë që i takon nga ngastra e vetë, por ama e bëjnë bashkë planin dhe më e rëndësishmja siç thotë i madhi Dhimo Kotja, është të shesim bashkë dhe nuk shesim veç e veç, se kur shesim veç e veç të ha ujku dhe përfundon duke i hedhur domatet nëpër lumë e patatet nëpër rrugë se si shet dot, të vijnë t’i marrin për një copë bukë ose s’t’i marrin fare, por kur bashkohesh krijon një sasi të madhe, ia lë në dorë dikujt tjetër t’i shesi, ti merr pjesën tënde, vazhdon punën te ngastra, ndahen punët dhe shiten bashkë.

Këto të dyja, ju i dini, s’po i them për ju, po i them për ata që na ndjekin dhe jemi këtu për t’i thënë “mos na dëgjoni ne por shikoni këta. Këta janë. Ja ku janë, shikojini, këto janë veprat, nuk janë 3D, janë vepra atje”, se s’po shoh ça ka mbrapa se mund të ketë ndonjë 3D në këtë moment por këtu ka vepra dhe jeni ju që i përfaqësoni këto vepra. 437 projekte kemi bërë, mund të bëjmë dhe 1000 të tjera, kështu që jepini forca, rroftë Bashkimi Europian.

Previous Ministrja Kushi pret ambasadorin e ri të Spanjës z. Alvaro Renedo Zalba

Leave Your Comment